Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Jean Victor lojtari më agresiv i Superiores: vetëm Toli i afrohet lojtarit të Skënderbeut

Lapsi.al 1 March 2022
Jean Victor lojtari më agresiv i Superiores: vetëm Toli i afrohet

Ka driblues e natyrisht ka edhe markues: janë pikërisht ata diga e parë ndaj sulmeve të kundërshtarit dhe agresiviteti i tyre është pikë kyce në suksesin e skuadrës. Kur skuadra e tyre nuk është në zotërim të topit, shpesh këta lojtarë tentojnë të rikuperojnë topin duke bërë edhe ndërhyrje të ashpra. Kjo varet sigurisht nga zgjedhjet e trajnerit, por kryesisht është karakteristikë e lojtarëve të caktuar, të cilët kanë aftësinë për të tentuar rikuperimin e topit.

Mesfushorët qendrorë janë ata që duhet të bëjnë zakonisht punët e "pista", përpara se situata t'i kalojë në duart qendërmbrojtësve. Këto janë lojtarët që përballen me këto situata loje, si për numrin e lartë të topave që luajnë, ashtu edhe për presingun që bëjnë kur ekipi nuk e ka topin në zotërim. Prandaj nuk është për t’u habitur fakti që këto role janë pikërisht të atyre lojtarëve që kërkojnë më shpesh duelet. Sipas analizës së Departamentit të Analizës në FSHF, këto të dhëna duhet të kryqëzohen me ato të dueleve të fituara në mbrojtje për të bërë krahasimin. Këtu kemi disa surpriza që ndryshojnë shumë vlerat e kësaj renditjeje: Jean Victor ka vetëm 49% të dueleve të fituara, ndërsa Toli ka 56%. Renditja e përqindjes së dueleve të fituara në mbrojtje është shumë e ndryshme nga ajo e lojtarëve që kërkojnë më shumë duelin.

Në këtë rast, qendërmbrojtësit janë më të pranishëm. Kjo pasi për nga karakteristikat, qendërmbrojtësit kanë kohën më të mirë të ndërhyrjes në krahasim me mesfushorët. Jo vetëm kaq: shpesh qendërmbrojtësit detyrohen të rrezikojnë ndërhyrjen në vend që ta kërkojnë atë. Duke qenë se janë më pak të pranishëm në lojë, është e qartë se sa më pak ndërhyrje (për arsye që lidhen me lojën), aq më shumë duele fitojnë (për arsye që lidhen me rolin dhe karakteristikat e tyre). Kjo statistikë është një shembull i qartë se si personat përgjegjës për ekipin (trajnerët dhe stafi) nuk mund të ndalen në një statistikë të vetme për të gjykuar një lojtar, por të interpretojnë të dhënat dhe t’i kryqëzojnë ato. Këto tema dhe jo vetëm do të trajtohen majin e ardhshëm në kursin e katërt të organizuar nga FSHF për video-analistët.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI