Flash

Javë mbijetese, Kastrioti e Skënderbeu në "ethe": Laçi mban shpresat te Teuta

Lapsi.al 2 March 2022
Javë mbijetese, Kastrioti e Skënderbeu në "ethe":

Javë impenjative për skuadrat e Superiore që duhet të përballen me një sforco të vërtetë në këtë pikë të sezonit, me tre ndeshje në 8 ditë. Tirana pasi i ka dhënë një goditje kampionatit me shpartallimin e Lacit të vendit të dytë, nuk ka kohë të festojë, sepse udhëtimi të mërkurën në transfertën me Teutën që do të luhet në Elbasan është i komplikuar. Bardheblutë do të gjejnë përballë një skuadër që është në mesin e renditjes, kërkon stabilitet dhe vjen nga dy rezultate pozitive kundër Dinamos e Kukësit. 6 pikët e diferencës me vendin e dytë në këtë pikë mund të reduktohen shumë lehtë e Shehi nuk do që kjo të ndodhë.

Po të mërkurën Partizani do të përplaset me Kukësin, në një tentativë të dëshpëruar për tu kthyer në lojë për Europën edhe përmes kampionatit. Mehmeti vjen nga katër rezultate pozitive radhazi, por barazimi në derbi i ka prishur shumë punë, që shpreson ti rregullojë duke përfituar nga momenti kaotik i kundërshtarit me largimin e kthimin e dytë të Longos, një telenovelë që nuk lë askënd të qetë në Kukës.

E gjithë vëmendja e të enjtes është në përballjen e mbijetesës mes Kastriotit e Skënderbeut. Dy skuadrat që mbyllin renditjen e ndahen vetëm nga një pikë janë një kërcënim i madh për Dinamon që pozicionohet në zonën e playoff, por mund të arrihet nga të dyja skuadrat në rast fitore. Situatë delicate për Blutë që duhet të luajnë në një fushë të vështirë kundër një skuadre që i është vërsulur vendit të tretë dhe shpreson ta arrijë. Vllaznia kërkon të reagojë pas 2-2 në Korcë me Skënderbeun dhe Devolli e di mirë se për të marrë fitoren e parë në pankinën e Dinamos duhet një ndeshje perfekte.

Goditja e KnockDown-it e marrë nga Laci përballë Tiranës mund të ketë efekte, edhe pse Josa shpreson që skuadra ta ketë lënë pas traumën e të kthehet tek fitorja me Egnatian. Rrogozhinasit janë në një moment shumë të mirë dhe bardhezinjve i kanë treguar gjithnjë se janë të vështirë për tu mundur, por nëse duan të shpresojnë te Teuta, më parë kurbinasit duhet të fitojnë ndeshjen e tyre…

SUPERIORE, JAVA E XXIII

02/03/22

Teuta       16 : 45 Tirana

Partizani 16 : 45 Kukësi

03/03/22

Kastrioti 13 : 45 Skënderbeu

Laçi         13 : 45 Egnatia

Vllaznia  16 : 45 Dinamo

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI