Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Tenis, Svitolina luan dhe mposht rusen Potapova "për Ukrainën"

Lapsi.al 2 March 2022
Tenis, Svitolina luan dhe mposht rusen Potapova "për

“Isha në mision për vendin tim”: E veshur me ngjyrat e Ukrainës, Elina Svitolina dominoi rusen Anastasia Potapova 6-2 6-1 në raundin e parë të WTA në Monterrey. "Unë mendoj se misioni im është të bashkoj komunitetin e tenisit për të ndihmuar Ukrainën" - tha ajo pas ndeshjes -. Jam këtu për këtë. Dal në fushë për kombin tim dhe bëj maksimumin, duke përdorur burimet e mia për të ftuar njerëzit të ndihmojnë kombin tim".

Svitolina, e cila ka premtuar të dhurojë paratë e fituara nga çmimet e turneve të ardhshëm për të ndihmuar rezistencën kundër pushtimit rus dhe për të ofruar ndihmë për popullatën civile që vuan prej një jave luftë, nuk po luan vetëm për veten e saj. "Unë luaj për kombin tim, për të ndihmuar ushtrinë ukrainase, njerëzit që kanë nevojë për ndihmë - shpjegoi ajo -. Çdo fitore e imja do të jetë shumë e veçantë".

Numri 15 në botë dhe tenistja më e mirë ukrainase në renditjen e WTA, kishte shpjeguar se nuk donte të përballej me tenistet ruse dhe bjelloruse derisa WTA të mbajë një qëndrim, pas pushtimit të vendit të saj. ATP dhe WTA mbrëmë njoftuan se atletët që përfaqësojnë Rusinë dhe Bjellorusinë nuk do të mund të lidhen me emrin ose flamurin e vendit të tyre deri në një njoftim të dytë. Një pozicion që vjen pas vendimit të ITF për të pezulluar dy kombet, pra duke i përjashtuar nga të gjitha garat ekipore, mbi të gjitha Kupën Davis dhe Kupën Billie Jean King që Rusia e fitoi në 2021.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI