Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Mbrojtësi i Ukrainës Mykolenko, mesazh kapitenit të Rusisës Dzyuba: "Ju heshtni e civilë të pafajshëm vriten"

Lapsi.al 2 March 2022
Mbrojtësi i Ukrainës Mykolenko, mesazh kapitenit të Rusisës

Mbrojtësi ukrainas Vitaliy Mykolenko ka sulmuar kapitenin e kombëtares ruse, Artem Dzyuba, i cili qëndroi i heshtur për pushtimin e Ukrainës. Dzyuba nuk ka postuar asgjë në mediat sociale që kur Presidenti Putin urdhëroi forcat e tij të hynin në Ukrainën fqinje, në orët e para të mëngjesit të së enjtes së kaluar. Postimi i tij më i fundit ishte imazhi i një luani, të veshur me ngjyrat e Zenit Shën Petersburg (klubi i Dzyuba), me rastin e festës kombëtare të 23 shkurtit. "Ndërsa ti qëndron i heshtur, së bashku me shokët e tu të skuadrës, civilë paqësorë po vriten në Ukrainë", shkroi Mykolenko, i cili ka qenë prezent në shkatërrimin e Ukrainës nga sulmet me raketa dhe mbërritjen e trupave ruse, që i afrohen kryeqytetit, Kiev, me qindra mijëra njerëz në ikje të dëshpëruar drejt shpëtimit.

YARMOLENKO, FUTBOLLISTËVE RUSË: "KOHA TË TREGONI KARAKTER"

"Tani është koha për të treguar karakter. Jo në rrjetet sociale, por në jetën reale". Andriy Yarmolenko, lojtari i kombëtares ukrainase që luan për West Ham, u dërgoi një mesazh inkurajues në Tëitter homologëve të tij në ekipin kombëtar të futbollit të Rusisë për t'i nxitur ata të mbajnë qëndrim kundër pushtimit të Ukrainës. "Unë kam lindur në Shën Petersburg, por jam rritur në Ukrainë dhe e konsideroj veten 100% ukrainas. Kam një pyetje për lojtarët rusë. Djema, pse rrini si idiotë dhe nuk thoni asgjë? Në vendin tim po vrasin njerëz, vrasin gra, vrasin nëna, po vrasin fëmijët tanë. Por ti nuk thua asgjë, nuk bën asnjë koment...". "Unë i njoh shumë prej tyre - shton Yarmolenko - dhe të gjithë më kanë thënë se nuk duhet të jetë kështu dhe se presidenti i tyre po sillet keq. Pra, djema, ju që keni ndikim te njerëzit, tregojeni. Ju përgjërohem. Ju lutem!".

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI