Flash

Video/ “Kjo që ndodhi sot ishte një turp”: Longo pëson 5 gola, por e gjen fajin te arbitri

Lapsi.al 2 March 2022
Video/ “Kjo që ndodhi sot ishte një turp”: Longo

“Unë zakonisht kurrë nuk flas për arbitrat, por kjo që ndodhi sot ishte një turp! Ishte realisht shumë, kur kalohet çdo limit është shumë. Deri në minutën e 36-të ishte vetëm një ekip në fushë. Në minutën e 36-të u akordua një penallti e paqenë. Në pjesën e dytë na u anulua një gol,të gjitha vendimet e gjyqtarit ishin kundër Kukësit”. Diego Longo ka shpëthyer në akuza pas ndeshjes së humbur me Partizanin 5-0. Rezultati është vështirë të përligjë fjalët e teknikut Italian, për më tepër që vetëm tre raste në 90 minuta kishte në favor të Kukësit.

E megjithatë episode ndonjëherë vendosin ndeshjen dhe për Longon ato i kishte kundër. “Mama mia”! Unë nuk dua të bëhem ekspert! Nuk dua të humb as respektin e mediave, as të Partizanit, kam respekt si për mediat dhe për Partizanin. Është gjithçka që shihet, është një turp i qartë, e shikon e gjithë bota, është investimi i presidentit, i joni, dhe ndodhin gjëra të tilla në futboll. Nuk është e mundur kjo. Urime Partizanit, e respektoj, nuk kam asgjë kundër. Kjo që ndodhi sot është një turp, unë jam përgjegjës për shumë familje dhe futbollistë” përfundoi tekniku që konteston edhe golin e anulluar nga VAR ndaj Lulajt në minutën e 56 të pjesës së dytë, kur rezultati ishte 3-0 për të kuqtë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI