Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

"Ferri i Dantes" mbi Vlahovic: kore, pankarta e dhjetëmijë bilbila të tifozëve të Fiorentinës kundër serbit

Lapsi.al 2 March 2022
"Ferri i Dantes" mbi Vlahovic: kore, pankarta e dhjetëmijë

“Je një cigan, je një cigan”, me këtë kor, të përsëritur disa herë gjatë hyrjes së lojtarëve të Juventusit për nxemje, tifozët e Fiorentinës të pranishëm në stadiumin Franchi, pritën ish-sulmuesin viola Dusan Vlahovic, i transferuar te bardhezinjtë në janar. Pati fishkëllima dhe kore, ndonëse në një masë më të vogël se ato për sulmuesin serb, edhe për të gjithë lojtarët e tjerë të Juventusit, falë edhe dhjetë mijë bilbilave bardhekuq që tifozët vjollcë përdorën edhe gjatë ndeshjes, gjatë gjithë kohës që Vlahovic ka prekur topin.

Me një sërë pankartash të vendosura në Curva Fiesole, të cilat kujtojnë këngën numër XXXII të Ferrit të Dantes, atë që tregon fatkeqësitë në botën e përtejme të atyre që ishin tradhtarë në jetë, vazhdoi protesta e tifozëve viola kundër Vlahovic. E përpara fillimit, Curva Fiesole vendosi një koreografi të jashtëzakonshme, e cila përfshinte të gjithë sektorin, duke përshkruar Ferrin me Dante Alighierin në qendër dhe nën të një pankartë ku shkruhej "Fiorenza; për në ferr emri yt po përhapet". Është e vështirë të presësh diçka ndryshe pas kalimit të serbit te Juventusi, skuadra më e urryer nga tifozët e Fiorentinës. Drejtori i Përgjithshëm i Fiorentinës, Joe Barone, ka dashur të ngacmojë Vlahovic para ndeshjes duke deklaruar: "Ai nuk është lojtari ynë, ai është pjesë e së kaluarës. Tifozët e mirëpresin si të duan, secili bën zgjedhjen e tij, kush tregon qartësi dhe kush jo".

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI