Flash

Leonardo, i përgjigjet me mllef Ibrahimovic: “Dëshironte të kthehej te Psg, e refuzuam: është mosmirënjohës"

Lapsi.al 3 March 2022
Leonardo, i përgjigjet me mllef Ibrahimovic: “Dëshironte të

Një tjetër përplasje mes Leonardos dhe Ibrahimovic. Këtë herë ishte radha e brazilianit t'i kundërpërgjigjej suedezit i cili ditët e fundit e quajti “PSG-në një klub pa disiplinë”. Drejtori Sportiv parisien, në faqet e L'Equipe, ishte i ashpër: "Nuk dua as të përgjigjem. Ku është mungesa e disiplinës? Mendoj se ka një arsye nëse, sa herë që një lojtar largohet nga PSG, ai nuk mund të ndalë së foluri për ne. E gjithë bota dëshiron të vijë. Zlatan është përpjekur disa herë të kthehet. Unë jam ende në pritje të një interviste në të cilën ai të falenderojë PSG-në për gjithçka që ka bërë për të. PSG ka ekzistuar para dhe pas tij. Por më thuaj, ku është mungesa e disiplinës?”. Tani pritet lëvizja e sulmuesit të Milanit.

Në Paris, Leonardo shpreson ende të mbajë Mbappe: "Sa mundësi ka për të rinovuar kontratën? Nuk mund ta them saktësisht, por ne kemi mundësitë tona. Për sa kohë që nuk ka nënshkruar me një klub tjetër, ne do të provojmë gjithçka, do bëjmë gjithçka për të mbajtur Kylian Mbappe. Gjëja e fundit që do të vendosim në kontratën e Mbappe do të jetë shuma e pagës së tij. Ne duam ta vendosim Kylian në pozicionin më të mirë për t'u bërë lojtari më i mirë i mundshëm. Kylian ka një vlerë kaq të madhe sa mendoj se ai është i qetë për këtë. Është dytësore. Mendoj se do të duhen vetëm dy minuta për të vënë firmën."

Ndërkohë, braziliani ka saktësuar se nuk bëhet fjalë për të kërkuar Zidane dhe se në pankinë do të vazhdohet me Pochettinon: "Nuk kemi menduar kurrë të ndryshojmë trajner. Nuk kemi kontaktuar kurrë me Zidane apo dikë tjetër. Mund të them se Mauricio Pochettino nuk ka kërkuar kurrë të largohet. Nuk kam probleme me të. Ne flasim për gjithçka".

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI