Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Ceferin, përplasje e re me Real, Juve e Barça: "Përdorën një pandemi, tani po përdorin një luftë"

Lapsi.al 3 March 2022
Ceferin, përplasje e re me Real, Juve e Barça:

Lajmi për një përpjekje të re për rinisjen e projektit Super League nga Real Madrid, Barcelona dhe Juventus ka mbërritur edhe në veshin e Alexander Ceferin, i cili ka dashur të mbysë në mënyrën e tij. "Klubet janë të lira të krijojnë turneun e tyre, por mos prisni të konkurrojnë në ato të UEFA-s. Ata përdorën një pandemi, tani po përdorin një luftë. Unë jam i lodhur nga ky projekt jo-futbollistik. Ata jetojnë në një botë paralele. Ndërsa ne punojmë për të shpëtuar lojtarët, për ta tifozët janë thjesht konsumatorë”, tha presidenti i UEFA-s gjatë ‘Business of Football Summit’ organizuar nga Finacial Times.

Më pas Ceferin foli për pasojat e pushtimit rus të Ukrainës dhe vendimet e marra nga bota e futbollit. "Askush nuk e priste një luftë në mes të Evropës. Edhe ne po lëvizim si Uefa, unë kam qenë në telefon për 48 orë me lojtarë dhe trajnerë për t'i ndihmuar ata të largohen nga Ukraina. I kam kërkuar ndihmë qeverive, por nuk mund t'i ndihmonin sepse askush nuk mund të garantonte sigurinë e njerëzve. Është e vështirë të shpjegohet se sa të vështira ishin këto biseda. Një nga lojtarët që u larguan nga Ukraina erdhi direkt në shtëpinë time. Duhet të punojmë shumë për të bërë pjesën tonë. Shpresojmë që lufta dhe kjo çmenduri të ndalet sa më parë”, shtoi ai.

Ceferin përsëriti gjithashtu kundërshtimin e tij ndaj organizimit të Kupës së Botës çdo dy vjet. “Nuk është as një mundësi për t’u shqyrtuar dhe jam i lumtur që edhe FIFA e ka kuptuar këtë”, përfundoi ai.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI