Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

"Futbolli nuk fitohet me shkelma, ishte e mbartur nga Korça": Çela për sherrin para ndeshjes i kthehet së shkuarës

Lapsi.al 3 March 2022
"Futbolli nuk fitohet me shkelma, ishte e mbartur nga Korça":

“Futbolli vendoset nga episodet e detajet, megjithatë unë jam shumë i kënaqur për atë që dhanë djemtë sot, pasi komanduan lojën nga minuta e parë dhe nuk i dhanë asnjë mundësi kundërshtarit. Sa për statistikë, Skënderbeu nuk bëri asnjë gjuajtje në portë dhe unë duhet t’u them “bravo” futbollistëve, për seriozitetin e treguar në çdo seancë stërvitore dhe padyshim në fushën e lojës”. Emiljano Çela e sheh shpëtimin edhe më të arritshëm, pas fitores 1-0 ndaj Skënderbeut, me të cilin ka këmbyer vendet në renditje. Tekniku i krutanëve është sigurisht i lumtur për rezultatin e për lojën e të tijve, të cilët me ardhjen e tij në pankinë janë tjetërsuar: "Opinioni nuk pati optimizëm për ardhjen time si trajner i Kastriotit dhe shihte skuadrën tonë si favorite për të rënë nga kategoria, por këtë situatë ne e kthyem në favor, duke ndryshuar mentalitetin dhe duke arritur të ndërtojmë një grup që luan shumë mirë, i cili jep gjithçka në fushën e lojës.”

Sigurisht që nuk mund të mos përmendje sherri i fillimit të ndeshjes, madje që në tunelin e dhomave të zhveshjes, që vonoi sfidën për 5 minuta dhe solli kartonët e kuq për Didën e Bajramin. Për Celën, historia është e mbartur nga transferta e Korçës: “Unë e dija ngarkesën emocionale të lojtarëve të mi para kësaj ndeshjeje, pasi në transfertën e fundit në Korçë ka pasur probleme. Unë kam bërë një punë shumë të madhe për të ulur tensionin pa humbur agresivitetin, por pa përdorur shqelmat dhe dhunën. Më erdhi shumë keq që kjo ndeshje nisi me këtë episod. Futbolli nuk fitohet me shkelma”.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI