Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Lufta në Ukrainë: në mbështetje të Rusisë, Kina bllokon Premier League në TV

Lapsi.al 5 March 2022
Lufta në Ukrainë: në mbështetje të Rusisë, Kina

Emitenti televiziv që zotëron të drejtat TV për të transmetuar Premier League në Kinë ka njoftuar se këtë fundjavë nuk do të shfaqë ndeshje të kampionatit më të mirë anglez. Zyrtarisht iQiyi Sports nuk e motivoi vendimin, por sipas të gjitha gjasave zgjedhja është për shkak të nismave solidare në favor të Ukrainës të shpallura nga Premier League. Lajmi është bërë i ditur nga BBC.

20 kapitenët e skuadrave të Premier League do të mbajnë në krah shirita të verdhë dhe blu, ngjyrat e Ukrainës; para fillimit të çdo ndeshjeje, pas një minutë heshtje, tifozët do të ftohen të bashkohen me nismat në favor të vendit të goditur nga pushtimi rus; në fund, në ekranet e stadiumit do të shfaqet fraza “Football Stands Together” ("Futbolli qëndron së bashku") në sfondin e ngjyrave të verdhë dhe blu të flamurit ukrainas.

Në fund të fundit, kampionati anglez kishte shprehur hapur tashmë një dënim "në drejtim të veprimeve të Rusisë", duke u reshtuar hapur në anën e Ukrainës. E seria e nismave të planifikuara për fundjavën, me sa duket, as nuk do të ndahet dhe as vlerësohet nga qeveria e Pekinit, e cila ka vendosur kështu të bojkotojë Premier League, pa dhënë megjithatë një shpjegim zyrtar, siç u përmend më lart. Një bojkot, i cili megjithatë, sipas BBC, duket se tregon se sa e fortë është ende lidhja Rusi-Kinë.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI