Flash

Video/ Inter nga agjerimi te ekzagjerimi: sulmuesit u zhbllokuan, Inzaghi rigjeti një super-Barella

Lapsi.al 5 March 2022
Video/ Inter nga agjerimi te ekzagjerimi: sulmuesit u zhbllokuan, Inzaghi

Zero gola në katërqind e njëzet e katër minuta lojë, pastaj pesë në dyzet e pesë minuta: Interi kaloi drejtpërdrejt nga agjërimi në ekstazë pa masa gjysmake dhe rifilloi marshimin drejt titullit, që për një muaj ishte penguar në disfata apo barazime. Kundër Salernitanas, përveç një konfuzioni fillestar, u ripanë shumë nga gjërat që skuadra e Inzaghit kishte treguar në fushë në fund të vitit 2021 dhe që e kishte shndërruar atë në kandidaten e ligjshme drejt fitores përfundimtare. Nuk ka ende të njëjtën shpejtësi, të njëjtën rrjedhshmëri, të njëjtën saktësi, por pas një serie kaq negative është e drejtë të kuptohen shenjat pozitive, ato që mund të thonë shumë në sprintin final me Milanin, Napolin dhe ndoshta Juventusin. Për më tepër, 5-0 kundër Salernitanas, përveçse i dha një nxitje të mirë adrenaline në moral, i lejon zikaltrit të vëzhgojnë me më shumë qetësi ndeshjen e madhe në stadiumin Maradona, ku të kaltrit apo kuqezinjtë (ose ndoshta të dy bashkë, në rast barazimi) mund të humbasin disa pikë.

Ndërkohë, Inzaghi shijon instiktin e rikthyer të sulmuesve të tij jo vetëm në nivelin e renditjes, duke parë se tregolëshi i Lautaros dhe dygolëshi i Dzekos janë produkt i mekanizmave të rizbuluar të lojës, si dhe lëvizjes së vetë sulmuesve, lajmi më i mirë i mundshëm për të salduar sërish 3-5-2 ku u rishfaq edhe një Barella i nivelit të lartë.

Pikërisht performanca e mesfushorit, e kombinuar me shkëmbimin e vazhdueshëm të pozicioneve mes Brozovic dhe Calhanoglu (shpesh turku, duke vëzhguar markimin mbytës ndaj kroatit, u ul shumë për të marrë topin nga prapavija duke i dhënë një dalje shtesë tre mbrojtësve) ishte çelësi për produktivitetin ofensiv: e kuptueshme që Barella mori pak frymë në ndeshjet e fundit, e tani të gjithë presin një sforco finale në lartësinë e duhur.

Inzaghi ka patur mundësinë t'i jepte edhe Calhanoglu rreth njëzet minuta pushim të zëvendësuar me De Vrij, diçka më pak për Brozovic dhe Dzekon, ndërsa i dha Correas minuta të reja në këmbë, përpara se të shihte edhe asistin e parë të Gosens me fanellën e Interit.

Natyrisht, ndeshja e djeshme është vetëm fillimi: Salernitana, pavarësisht se kishte luajtur mirë në ndeshjet e fundit, mbetet e fundit në renditje dhe testi nuk mund të konsiderohet përfundimtar si, për shembull, ai i së martës në Champions League. Në Liverpool duhet një mision i vërtetë, ndoshta edhe diçka më shumë, por të shohësh sërish një Inter të freskët dhe të rrezikshëm do të ishte një shenjë e mirë në funksion edhe të përplasjes së trefishtë në kampionat që është gjithçka veçse i thjeshtë: Torino në transfertë, Fiorentina në shtëpi dhe Juventus në Stadium.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI