Flash

"Më mirë vdesim, u bë një javë që vetëm qaj": Zinchenko tregon përjetimin e luftës në Ukrainë

Lapsi.al 5 March 2022
"Më mirë vdesim, u bë një javë që vetëm

Ndërhyrja ushtarake e Rusisë në Ukrainë vazhdon të ketë pasoja edhe në botën e sportit: në një intervistë prekëse për BBC, Oleksandr Zinchenko, mbrojtësi i Manchester City, që ka marrë në ndeshjen e fundit të skuadrës së Guardiolës edhe shiritin e kapitenit, me dëshirë të vetë lojtarëve të tjerë, ka folur për atë që po ndodh në Ukrainën e tij: "Unë nuk kam bërë gjë tjetër veçse kam qarë, prej një jave. Jam krenar që jam ukrainas dhe do të jem gjithmonë, për pjesën e mbetur të jetës sime - ishin fjalët e mbrojtësit të Manchester City -. Unë e di mentalitetin e njerëzve të vendit tim: ne preferojmë të vdesim, më mirë se të qendrojmë pa bërë asgjë".

Rusia flet për një "operacion sigurie", por e vërterta në sytë e Zinchenkos është ajo që e shohin të gjithë: "Ata po shkatërrojnë qytetet e vendit tim. Është absurde të flasësh për një operacion sigurie, kjo është një luftë e vërtetë dhe ajo që po i bëjnë popullit tim, është e papranueshme. Duhet ta ndalojmë të gjithë këtë. Do të jem i sinqertë, nëse nuk do të ishte vajza ime, familja ime, do të isha atje duke luftuar." Për indiferencën e kolegëve rusë, mbrojtësi ukrainas ka rezerva. “U habita që asnjëri, asnjëri prej tyre, të gjithëve prej tyre, nuk tha asgjë”.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI