Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Politikani e kritikon për foton me Abramovich, replikon Terry: “Flet kush ka votuar për të pushtuar Irakun”

Lapsi.al 6 March 2022
Politikani e kritikon për foton me Abramovich, replikon Terry: “Flet
John Terry, ish-kapiteni i Chelsea, postoi një foto me Roman Abramovich pasi manjati rus njoftoi se dëshironte të shiste klubin, pas 19 vitesh të suksesshme dhe se do t'i dhurojë të ardhurat e shitjes për viktimat e luftës në Ukrainë. Kjo foto e ish-mbrojtësit me dedikimin: “Më i miri”, ngjalli kritikat e një parlamentari britanik. Ish-mbrojtësi, megjithatë, u përgjigj në të njëjtën mënyrë. Parlamentari Chris Bryant, i pari që kërkoi sanksione për pronarin e Blues dhe që kërkoi sekuestrimin e klubit të Premier League, i është përgjigjur postimit të ish-mbrojtësit duke e ftuar të fshijë foton: “John, mendoj se duhet të heqësh këtë postim menjëherë, njerëzit në Ukrainë bombardohen dhe vriten ndërsa ju celebroni Abramovich ". Por Bryant nuk u mjaftua me kaq. Në fakt, siç shpjegohet nga Daily Mail, parlamentari citoi ish-lojtarin e Chelsea gjatë një fjalimi të mbajtur në sallën e Westminster: “Nuk e di nëse e keni parë që John Terry ka postuar një foto me Abramovich, i cili është një nga miqtë e Putinit. Çfarë do të mendojnë njerëzit në Ukrainë për ish-kapitenin e kombëtares? Shumë përdorues të Twitter e mbështetën deputetin dhe e kritikuan ish-lojtarin. Por pati edhe nga ata që e mbrojtën. Dhe në fund fjalën e mori vetë ish-qendërmbrojtësi që u kundërpërgjigj, duke sulmuar Bryant. 41-vjeçari kritikoi punën e politikanit në qeveri, duke iu referuar veçanërisht skandalit të shpenzimeve të cmendura me paratë publike dhe votës për luftën në Irak: “Ky është i njëjti parlamentar që shpërdoroi paratë e atyre që paguajnë taksat me shpenzime që vlenin një pasuri. E është gjithashtu i njëjti parlamentar që votoi që ne të pushtonim Irakun”. John Terry dëshmon edhe një herë se di të mbrohet nga sulmet e “kundërshtarëve”.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI