Flash

Video/ “Është e pafalshme të humbësh atë rast”: Mehmeti i tërbuar me Junior pas ndeshjes

Lapsi.al 5 March 2022
Video/ “Është e pafalshme të humbësh atë

“I tillë është futbolli. Është e pafalshme të humbësh ato raste si rasti i Zhuniorit. Falënderoj çunat dhe tifozët për atë që dhanë sot. Derbi është derbi dhe duhet të shohim përpara”. Dritan Mehmeti, trajneri i Partizanit, nuk gjen paqe, pas barazimit 0-0 me Tiranën në derbin kryeqytetas, që mund të ishte fituar nëse Junior nuk do të kishte gabuar me portën bosh në minutën e 68: “Jo vetëm për mënyrën si kemi interpretua, meritonim më shumë në 2-3 ndeshje. Kemi shpërdoruar shumë raste ,si ky i fundit me Zhuniorin, me Vllazninë me Carën. Të kesh kaq shumë situata para portë së kundërshtarit do shumë mund duhet të rrijmë me këmbë në tokë dhe të vazhdojmë përpara”.

Tekniku i të kuqve tregon edhe problemin me të cilin u përball Skuka në këtë ndeshje, larg aksioneve dhe larg edhe zonës madje: “Skuka është një lojtar që kërkon gjithmonë thellësi, është natyra e tij dhe duhet të mbështetet nga mesfusha. Kërkon të driblojë me shpinë nga porta kundërshtarin. Ndoshta dhe presioni i derbit bëri që të mos jepte më të mirën” - tha Mehmeti, që nuk heq dorë nga objektivi Europë, pavarësisht se ky barazim mund ti kushtojë -. “Unë kam pasur besim që në fillim tek kjo skuadër, janë djem shumë të mirë dhe që punojnë. Më vjen keq pasi Partizani duhet të arrij aty ku e meriton. Një skuadër që prodhon futboll duhet të rrijë me këmbë në tokë. Nuk mendoj gjatë dhe nuk e mendoj fundin akoma”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI