Flash

Crvena Zvezda nuk heq dorë nga Gazprom, tifozët këndojnë në favor të pushtimit të Ukrainës: “Do të zhdukej klubi”

Lapsi.al 6 March 2022
Crvena Zvezda nuk heq dorë nga Gazprom, tifozët këndojnë

Crvena Zvezda nuk heq dorë nga sponsori i saj Gazprom dhe ultrasit e tyre këndojnë në favor të pushtimit të Ukrainës. Klubet europiane, pas sulmit rus në territorin ukrainas, nxituan të mbyllnin marrëveshjen e sponsorizimit me kompaninë energjetike të Moskës, por skuadra serbe nuk ka ndërmend të heqë dorë nga marrëveshja.

Gazprom është dhe mbetet sponsor i ekipit të Beogradit. Zvezda është një nga tre klubet e sponsorizuara nga kompania ruse, së bashku me Zenit St Petersburg e Schalke 04. Skuadra gjermane pas sulmit të Ukrainës e prishi menjëherë marrëveshjen me sponsorin, por kjo nuk do të ndodhë me srerbët. Klubi, që ka një marrëveshje me rusët prej 12 vitesh, do të vazhdojë të shfaqë emrin e Gazprom si në fanella ashtu edhe në stadium. Këtë e ka konfirmuar drejtori i përgjithshëm i Crvena Zvezda, Zvezdan Terzic.

Ai theksoi se ata i detyrojnë mbijetesën e tyre Gazpromit dhe gjithashtu kundërshtoi vendimin e UEFA-s dhe FIFA-s për të larguar klubet ruse nga futbolli: “Ne nuk kemi marrë një kërkesë për të hequr logon e Gazprom dhe sinqerisht shpresoj që kjo të mos ndodhë. Gazprom ka qenë këtu që nga viti 2010 dhe ishte me ne kur u kërcënuam nga problemet më të rënda financiare. Nëse nuk do të ishte Gazprom, nuk do të kishte Crvena Zvezda. Njerëzit që e duan skuadrën tonë nuk do ta harrojnë kurrë atë që Gazprom bëri për klubin. Ne nuk e miratojmë atë që FIFA dhe UEFA u kanë bërë klubeve ruse. Nuk ka asnjë bazë në të drejtën ndërkombëtare. Tani ka histeri anti-ruse në të gjithë Evropën. Politika ka ndërhyrë përtej çdo arsyeje në sport. Populli rus është pranë popullit serb dhe do të jetë gjithmonë”.

UEFA nuk ka në plan të lëvizë për të kërkuar ndryshimin e sponsorizimit dhe tha se "është një çështje e klubeve individuale". Ndërkohë, në një video në YouTube tregon tifozët e Crvena Zvezdas duke kënduar në mbështetje të pushtimit rus të Ukrainës. Një klip, i cili u regjistrua gjatë fitores 3-0 ndaj Vozdovacit. Ultrasit këndojnë vazhdimisht "Rusia", por edhe "Rusët dhe serbët vëllezër përgjithmonë”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI