Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Nuk do të ishte titullar, Ronaldo braktisi Manchester United para derbit: klubi e mbuloi me "dëmtim"

Lapsi.al 7 March 2022
Nuk do të ishte titullar, Ronaldo braktisi Manchester United para derbit:

Cristiano Ronaldo ka të ngjarë të bëhet një cështje e vërtetë për Manchester United. Portugezi mbeti jashtë skuadrës për derbin kundër City (i humbur 4-1 nga Djajtë e Kuq) për shkak të, zyrtarisht, një dëmtimi në ijë. Sipas The Athletic sulmuesi është kthyer në Portugali të shtunën, duke lënë në befasi si shokët e skuadrës ashtu edhe trajnerin, Ralf Rangnick, me të cilin marrëdhëniet duket se janë në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave.

Mungesa e CR7 në listën e të grumbulluarve, sipas asaj që disa tabloidë raportuan të dielën, ishte për faktin se pesë herë Topi i Artë kishte mësuar se ai nuk do të startonte titullar në derbi, rrethanë e mohuar pjesërisht pas ndeshjes nga Rangnick vetë: “Kishte ende probleme me ijet të premten dhe kjo është arsyeja pse ne e ruajtëm”, tha trajneri, duke iu referuar një dëmtimi që e kishte detyruar tashmë të ndalonte për pak kohë edhe në mes të janarit.

Dyshimet dhe polemikat u ushqyen më pas nga motra e Cristianos, Katia Aveiro, e cila i bëri 'like' një postimi në Instagram, që shkruante për një CR7 në formë 100%, jo të dëmtuar dhe të përjashtuar vetëm për arsye taktike.

Me pak fjalë, situata mbetet larg të qenit e qetë: 2022 i Ronaldos sigurisht që nuk filloi në mënyrën më të mirë (vetëm një gol, kundër Brighton, në 8 ndeshjet e para të luajtura) dhe e ardhmja e tij mbetet shumë e pasigurt. Kontrata me Djajtë e Kuq skadon në vitin 2024, por në tavolinë nuk mungojnë opsionet. Është PSG, ku ai do të luante bashkë me Messin në rast lamtumire të Mbappe, MLS që e shoqëron gjatë gjithë kohës dhe javët e fundit u fol edhe për një ribashkim të mundshëm me José Mourinhon te Roma. Hipotezë sa sugjestive aq edhe e ndërlikuar, duke pasur parasysh rrogën e lartë të portugezit.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI