Flash

Asnjë llogari apo turnover: Inzaghi në Liverpool me Interin më të mirë të mundshëm

Lapsi.al 7 March 2022
Asnjë llogari apo turnover: Inzaghi në Liverpool me Interin më

Një pjesë e tifozëve zikaltër kërkojnë që Interi të shkojë në Anfield vetëm për tu “prezentuar”: kampionati ka rëndësi, thonë ata, është e kotë të lodhesh më tej. Një qendrim orientues drejt kampionatit, me një vështrim te Milani që po shfaqet kërcënues. Por është gjithashtu një interpretim pakice, që nuk ndahet nga shumica dërrmuese e tifozëve zikaltër - jo vetëm nga 2500 tifozët që do të jenë nesër në mbrëmje në Liverpool - dhe mbi të gjitha nga vetë skuadra dhe ata që e drejtojnë atë. Vetëdija për shkallën shumë të lartë të vështirësisë, shumë afër të pamundurës - Reds kanë një vit që nuk humbasin në shtëpi dhe për të rikuperuar duhet të mposhten me të paktën tre gola! - nuk do të thotë që Inzaghi do të lërë ndonjë gjë pa provuar.

Kështu, në fushë do të zbresë skuadra më e mirë e mundshme: rezultati ka rëndësi relativisht, Interi nga vetë natyra e tij duhet të fluturojë në Angli për t'iu përgjigjur historisë së tij. Atëherë, sot, stërvitja e fundit, konferenca dhe më pas fluturimi për në Angli me një inspektim në mbrëmje në fushën e Anfield, kur zgjedhjet do të jenë bërë nëse nuk janë komunikuar që tani: Perisic ka rikuperuar, Gosens është gati t'a zëvendësojë gjatë lojës në vazhdim, Correa shqetëson Dzekon, por boshnjaku ka eksperiencën e duhur për një ndeshje si kjo, Lautaro nuk preket dhe në mesfushë Vidal thirret të zëvendësojë Barellan sërish siç bëri në ndeshjen e parë. E çmendur apo jo e çmendur, duhet një arritje, gati një mrekulli. Inzaghit i intereson më shumë të shohë një Inter të bindur në vetvete.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI