Flash

Video/ Sulmuesi i Nice "luan" me topin duke u tallur me humbjen e PSG: Neymar tërbohet dhe konfliktohet

Lapsi.al 7 March 2022
Video/ Sulmuesi i Nice "luan" me topin duke u tallur me humbjen e PSG:
Ligji tipik i hakmarrjes. Neymar Jr njihet për truket e tij akrobatike me të cilat, qoftë edhe pa dashje, tenton disi të tallet me kundërshtarët. Epo, në ndeshjen e humbur në mënyrë të bujshme nga Paris Saint Germain kundër Nice, braziliani u shpërblye me të njëjtën monedhë pas fishkëllimës së fundit, kur sulmuesi i Nice, Amine Gouiri performoi me një veprim teknik pikërisht përballë numrit 10 të parisienëve. Ky i fundit nuk e vlerësoi absolutisht veprimin dhe e shtyu menjëherë kundërshtarin me një nervozizëm të dukshëm... Fishkëllima e fundit në Nice-Paris Saint Germain i ka dhënë të drejtën të festojë skuadrës së drejtuar nga Christophe Galtier, fituese 1-0 ndaj kryeqytetasve falë golit të shënuar nga Delort në minutën e 88. E pikërisht atëherë Neymar humbi mendjen. Me topin në këmbët e Amine Gouiri, sulmuesi i Nice bëri një veprim xhongleri me topin përballë Neymar, që ishte i dëshpëruar për rezultatin. Nuk kishte mënyrë më të mirë për ta nervozuar më shumë brazilianin... Neymar nuk e ka pritur aspak mirë spektaklin e ofruar nga Gouiri dhe me inat i ka dhënë menjëherë një shtyrje kundërshtarit. Vetëm ndërhyrja e asistentit të arbitrit ka penguar që nervozizmi mes të dyve të përshkallëzohej në diçka më të rëndë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI