Flash

Inter gati të sjellë Suarez në Serie A: "Pistolero" do të largohet nga Atletico me parametër zero

Lapsi.al 7 March 2022
Inter gati të sjellë Suarez në Serie A: "Pistolero" do

Luis Suarez në Serie A. Dy sezone pas negociatave të verës, e polemikave pasuese, të cilat e afruan Pistoleron te Juventusi, sulmuesi uruguajan ende e sheh futbollin italian në të ardhmen e tij. Luis Suarez ka vendosur të largohet nga Atletico Madrid dhe në qershor do të jetë i lirë pa asnjë kosto: Interi po mendon për këtë lëvizje dhe tashmë kanë nisur kontaktet e para me stafin e lojtarit.

Kështu ka raportuar gazeta spanjolle Marca, e cila ka konfirmuar dëshirën e lojtarit për të mos qëndruar në Madrid sezonin e ardhshëm.

Interi i është bashkuar listës së klubeve të interesuara për Pistoleron, së bashku me Ajax, që synon rikthimin e lojtarit në Holandë, Sevillan dhe një klub brazilian. Pista që të çon në MLS është gjithashtu gjithmonë e gjallë. I lindur në vitin 1987, këtë sezon Suarez ka luajtur 34 ndeshje deri më tani me Atleticon e Simeones, duke shënuar 11 gola.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI