Flash

Video/ Tre penallti të pretenduara e një shtyllë në shtesë: Egnatia humbet 0-1 me Teutën

Lapsi.al 7 March 2022
Video/ Tre penallti të pretenduara e një shtyllë në

Vendosi një gol i Dacit në mesin e pjesës së parë, që lejon Teutën të sigurojë qetësinë në mesin e renditjes, me fitoren 0-1 ndaj Egnatias. Presioni i të besuarve të Ramadanit mund të kishte patur edhe sukses, por pretendimet e tyre në tre episode u përballën me vendimet e kundërta të arbitrit Myrtja, që nuk sanksionoi prekjet me dorë të topit nga Jazxhi në minutën e 53 dhe 73, ashtu si bëri të njëjtën gjë edhe në devijimin me dorë të Aleksit në minutën e 72.

Teuta, ishte ajo e zakonshmja, mori avantazhin në rastin e parë të paraqitur. Daci bëri të mos ndiheshin mungesat e Lorencos e Hebajt, duke tundur rrjetën në minutën e 26’, për avantazhin e durrsakëve. Nga ai moment, Arapi mund të bënte lojën e tij të preferuar, duke i besuar barrierës difensive, që Egnatia nuk e hapi dot, pavarësisht vrullit të rifillimit të lojës, në të cilën vendasit kërkuan të kthenin ndeshjen.

Teuta pati edhe fatin me vete, sepse në minutën e 94 konkluzioni i Ademit, në asistin e Shtubinës, u përplas në shtyllë. Teuta tani merr frymë me 28 pikë, duke mbajtur larg Egnatian me një 0-1 në transfertë, që rrëzon rrogozhinasit pas tre ndeshjesh pozitive radhazi.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI