Flash

Video/ Fiken dritat në Elbasan, ashtu si shpresat e Vllaznisë e Kukësit për titull: vetëm 0-0 që nuk i bën punë askujt

Lapsi.al 7 March 2022
Video/ Fiken dritat në Elbasan, ashtu si shpresat e Vllaznisë e

Asnjë fitues e asnjë pikë e rikuperuar mes Kukësin e Vllazninë, që me barazimin 0-0 në Elbasan Arena, qëndrojnë së bashku në vendin e tretë në renditjen e Superiores dhe heqin dorë përfundimisht nga ëndërra për titullin, tani -14 larg.

Pak emocione e shumë ngërce, me dy skuadrat që vetëm në fund u treguan vërtetë të rrezikshme, në një ndeshje të ekuilibruar për nga forcat, edhe pse pritej krejtësisht gjë tjetër. Dy skuadrat që kishin pretendime për të arritur titullin, nuk bënë asgjë më shumë se sa të vërtetonin se meritonin 39 pikët dhe shoqërinë e njëri-tjetrit në renditje. Një lojë nën ritëm, me shumë gabime e pasaktësi para portës, me gabime të shumta edhe në gjërat e thjeshta dhe të përqendruar vetëm për të mos pësuar gol.

Ishin 15 minutat e fundit që krijuan mundësitë më të mira. Aralica provoi në akrobaci të hiqtë damkën e atij që nuk shënon kurrë, por këtë herë faji për mungesën e festës së sulmuesit është i Tafas, që reagoi në mënyrë fantastike. Kukësi u përgjigj me Feizhaon në të 80, por edhe Zogovic kërkon një pjesë të meritës për barazimin, duke ndaluar tentativën e tij, përpara se Bulatoviç të spastronte zonën për të lënë në fuqi një 0-0 që nuk i bën punë asnjërës nga dy skuadrat.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI