Flash

"Vijnë një herë në portë dhe pësojmë gol": Josa i pakënaqur nga lojtarët e tij, pas 1-1 në Kamëz

Lapsi.al 7 March 2022
"Vijnë një herë në portë dhe pësojmë

"Më e keqja është që një skuadër që të vjen vetëm dy herë në pjesën e dytë, të shënon një gol. Kjo është gjëja që më mërzit më tepër". Mirel Josa nuk pajtohet me barazimin 1-1 kundër Kastriotit, që e con në tre takime radhazi pa fitore formacionin kurbinas. Tekniku i Laçit megjithatë është i pakënaqur me të tijtë, që kanë përfunduar tashmë -8 nga Tirana kryesuese: "Mund të ishte gol i evitueshëm. Kritika kam, normalisht me lojtarët, Akoma nuk jemi kthjelltësuar që të diskutojmë problemin e ndeshjes me lojtarët, por them se sot humbëm dy pikë me mënyrën se si luajtëm".

Pas një serie të gjatë pozitive, për bardhezinjtë ka ardhur një moment jo, që tekniku ka shpresuar ta kalojë duke freskuar formacionin, gjë që ka nxjerrë në pah edhe pankinën e shkurtër të Lacit: "Doja të freskoja më tepër skuadrën me lojtarë që nuk kanë marrë pjesë në këtë periudhë me ndeshje të ngjeshura, Por këto lojtarë kemi dhe me këto do të vazhdojmë në ndeshjet që vijojnë, këto vështirësi mund ti kemi edhe më vonë, apo si kemi lojtarë që janë bazë e formacionit që mungojnë".

Josa megjithatë e përjashton mundësinë që skuadra të vuajë presionin e titullit: "Nuk ka probleme trysnia. Kemi bërë ndeshje të mira edhe më parë, kemi fituar ndeshje. Ka pasur prej tyre që mund të shkonin drejt barazimit, por i kemi fituar. Sot, qoftë edhe me Egnatian, se këta janë meraku im, për mënyrën se si luajtëm duhej t’i kishim fituar, Por nuk është problem trysnie, pro qartësia në metrat e fundit", përfundoi tekniku.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI