Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

FIFA çliron futbollistët e huaj nga lufta: mund të largohen nga klubet ruse e ukrainase pa sanksione

Lapsi.al 8 March 2022
FIFA çliron futbollistët e huaj nga lufta: mund të largohen nga

Futbollistët dhe trajnerët e huaj të punësuar në kampionatet ruse dhe ukrainase do t'i kenë kontratat e tyre "të pezulluara" deri në fund të sezonit dhe do të jenë në gjendje të angazhohen lirisht diku tjetër në pranverë, njoftoi FIFA në një deklaratë të lëshuar të hënën në mbrëmje. Nga pala ruse, e përjashtuar nga bota e sportit pas pushtimit të Ukrainës dhe e privuar nga garat ndërkombëtare, synimi është të “lehtësojë largimin” e të gjithë atyre që nuk kanë gjetur marrëveshje me klubet e tyre, shpjegon organizmi botëror. Kështu, lojtarët do të kenë "të drejtën të pezullojnë në mënyrë të njëanshme kontratën e punës" deri më 30 qershor 2022 dhe do të mund të angazhohen në një kampionat tjetër "më së voni në 7 prill", edhe jashtë periudhave të transferimit. Lojtarët dhe trajnerët e huaj në Ukrainë do të përfitojnë nga e njëjta dispozitë, duke i lejuar ata të "punojnë dhe të fitojnë një rrogë" ndërsa "mbrojnë klubet ukrainase" të bllokuara nga luftimet.

Në fund, lojtarët minorenë që ikin nga Ukraina do të trajtohen nga FIFA si minorenë refugjatë, duke fituar kështu akses në merkaton ndërkombëtare, që normalisht është e mbyllur për lojtarët nën moshën 18 vjeçare. FIFA, e cila tashmë e ka përjashtuar Rusinë nga Kupa e Botës 2022 por mund t'i apelohet vendimi në drejtësinë sportive, "përsëriti dënimin për përdorimin e forcës nga Rusia në Ukrainë" dhe bëri thirrje për "ndërprerje të shpejtë të armiqësisë".

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI