Flash

Gazetarët kilenë ngatërrohen për spiunë në Ukrainë: shpëtohen nga tatuazhi i... Maradonës

Lapsi.al 8 March 2022
Gazetarët kilenë ngatërrohen për spiunë në

Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës vazhdon të lërë imazhe të zymta të mjerimit absolut njerëzor. Megjithatë, mes kaq shumë tmerri, ka edhe disa histori kurioze dhe, për fat, me fund të lumtur. Ashtu si ajo që ndodhi me dy gazetarë që mbulonin pushtimin rus për Chilevisión, të arrestuar fillimisht me dyshimin për spiunazh nga policia ukrainase. Daniel Matamala ka rrëfyer atë që ka ndodhur, në llogarinë e tij në Instagram: “Sot, në një nga postblloqet, policia na konfiskoi dokumentet, kamerat, telefonat dhe na shoqëroi në Komisariatin e Policisë. Marrja e parë në pyetje ishte e tensionuar: është një vend në luftë dhe dyshohen për spiunë apo sabotatorë...”.

Gjithçka ndryshoi kur kolegu i tij zbuloi një tatuazh të Maradonës në pulpën e tij: "Një nga policët pa pasaportat e kolegëve të mi argjentinas dhe tha dy fjalë që i kuptuam: "Messi" dhe "Maradona". Aty gjithçka ndryshoi. Kameramani ynë tregoi se ai kishte një tatuazh Diego Maradonës në pulpën e tij dhe atmosfera ndryshoi. Falë "dorës së Zotit" dhe futbollit ne mundëm të dilnim nga ajo situatë."

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI