Flash

Cristiano Ronaldo kthehet në Angli: del në stërvitje me Manchester United, por ja çfarë fshihet pas rebelimit

Lapsi.al 8 March 2022
Cristiano Ronaldo kthehet në Angli: del në stërvitje me

Dëmtimi i kofshës, për të cilin disa pëshpëritin se ishte kryesisht diplomatik, udhëtimi në Portugali dhe tani kthimi në Mançester për stërvitje. Këto janë ditë me tension të lartë për United për shkak të situatës së lidhur me Cristiano Ronaldon, pa harruar dhimbjen e shkaktuar nga humbja 1-4 në derbin ndaj City.

Djajtë e Kuq të shtunën priten nga një tjetër ndeshje e madhe në Premier League, ajo kundër Tottenhamit të Antonio Contes, nyje themelore edhe për sa i përket kualifikimit në Champions League: për momentin United është i pesti, vetëm një pikë nga Arsenal i katërti, por Topçinjtë kanë për të rikuperuar tre ndeshje, ndërsa Spurs janë dy pikë prapa por kanë edhe dy ndeshje më pak. Me pak fjalë, një situatë shumë e ndërlikuar për Rangnick.

Në të gjitha situatë, zërat për CR7 nuk janë të mira për ambjentin: në mënyrë të përpiktë, si në çdo krisje të marrëdhënies me trajnerin, merkato gjen një të tretë që kërkon të përfitojë dhe antenat janë të drejtuara nga Parisi. Në Angli pretendojnë se portugezi dëshiron të kalojë te PSG në verë, veçanërisht nëse Mbappé largohet. Hipoteza tjetër është se Messi, pas një viti pa ngjyrë, do të zgjedhë të shkojë në MLS dhe prandaj Ronaldo është kandidati për të zënë vendin e tij.

Skenarë shumë kompleksë dhe të ndërthurur, me të cilët Rangnick nuk dëshiron të përballet për momentin: gjëja më e rëndësishme është rifillimi i marshimit në kampionat, pas një pike në dy ndeshjet e fundit, për të ndjekur kualifikimin në Champions League.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI