Flash

"Nuk dua të bëhem barrë për askënd": Memelli lajmëron dorëheqjen nga Skënderbeu

Lapsi.al 8 March 2022
"Nuk dua të bëhem barrë për askënd": Memelli

"Situata nuk është e mirë, çdo kush e kupton që po vuajmë. Kishim punuar me një manovër në fazën mbrojtëse. Nuk më vjen keq që humbëm, më vjen keq që pësuam golin aty ku kishim punuar më tepër". Migen Memelli, trajneri i Skënderbeut, është i dëshpëruar pas humbjes me Dinamon 0-1, që e con serinë e ndeshjeve pa fitore në 12 mes kampionatit e Kupës. Tekniku ka kujtuar edhe njëherë problemet me mungesat që e kanë penalizuar jo pak skuadrën bardhekuqe: "Që nga fillimi i sezonit e deri tani skuadra nuk ka qenë asnjëherë të plotë. Përsëri kishim një lojtar jashtë. Kur trajneri nuk e ka skuadrën e plotë, gjërat vështirësohen dhe për ekipin".

Në vendin e fundit me 17 pikë, pas 24 javësh, gjërat janë komplikuar shumë për korcarët, që shohin gjithnjë e më pranë rënien nga kategoria. Kështu, tekniku nuk ka ngurruar të lajmërojë takimin me presidentin Takaj, për të dhënë dorëhqjen: "Unë jam një njeri që nuk dua të bëhem barrë për askënd. Do të bisedoj me presidentin, sepse situata nuk është e mirë, që t'i hapim rrugën dikujt tjetër. Të vijë të bëjë një punë, sepse dhe lojtarët e shikoj që janë pak të ngarkuar dhe kur situata dhe rezultate nuk janë të mira, ai që paragjykohet dhe goditet i pari jam unë - tha tekniku, që megjithatë mori pak kohë për të qartësuar idetë -. Në këtë këndvështrim dua ta mbyll këtë deklaratë, ju lutem të më mirëkuptoni. Do të bisedojmë ditën e nesërme, që të qetësohemi një herë dhe të dalim me një vendim që është më i miri për të dyja palët".

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI