Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Udhëtimi i gjatë për të shpëtuar të fejuarën: kampioni olimpik mes luftës në Ukrainë

Lapsi.al 8 March 2022
Udhëtimi i gjatë për të shpëtuar të fejuarën:
“Duke udhëtuar drejt Bolonjës”, Luigi Samele ia arriti qëllimit: medalja e parë e Italisë në aventurën e Tokios, me argjendin në përdorimin e shpatës, arriti të sjellë partneren e tij, yllin ukrainas të skermës Olga Kharlan, motrën e saj dhe nipin një vjeçar. Pas ditësh ankthi, Samele u ribashkua në Budapest me të dashurën e tij, e cila jeton në Bolonjë, por kohët e fundit ishte kthyer në Kiev për të shpëtuar familjen e saj duke mbetur e bllokuar në Ukrainë, dhe më pas udhëtoi 8 orë me makinë për ta kthyer në shtëpi. "Stop Luftës" dhe " Stop agresionit rus” janë disa nga hashtaget që vetë Samele i ka shtuar fotos së udhëtimit në profilin e tij në Instagram. Vetëm në orët e fundit Olga kishte arritur të largohej nga kryeqyteti ukrainas dhe të kalonte kufirin me Rumaninë, prej andej falë ndihmës së ish-kampionit të skermës Mihai Covaliu, i cili tani është president i Komitetit Olimpik, arriti të mbërrinte në Budapest, ku Samele po e priste. Së bashku me të i kanë shpëtuar luftës motra e saj Tanya dhe nipi i saj, por jo babai i saj 59-vjeçar, i cili për shkak të gjendjes ushtarake që i pengon burrat nga 18 deri në 60 vjeç të largohen nga vendi ka qendruar në Ukrainë, bashkë me të shoqen që i ka qendruar në krah.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI