Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Inter i jep lamtumirën Champions, me misionin të përmbushur: ja sa do të arkëtojnë ziakltrit

Lapsi.al 9 March 2022
Inter i jep lamtumirën Champions, me misionin të përmbushur: ja

Interi largohet nga Liga e Kampionëve pavarësisht suksesit në Anfield kundër Liverpool dhe lë takim me kompeticionin më të mirë europian vitin e ardhshëm me më shumë vetëdije dhe... me shumë më tepër euro në arkat e shoqërisë: në total, duke mbledhur të gjitha zërat e mundshme, në rastin më të keq bëhen gati 64 milionë euro. Nuk është rastësi që objektivi i deklaruar i klubit ishte të arrinte në 1/8: çdo hap i mëtejshëm do të konsiderohej diçka më shumë, por arritja në 16 më të mirët ishte një detyrë kategorike jo vetëm nga pikëpamja sportive, por ndoshta mbi të gjitha nga pikëpamja financiare, pas dy viteve të vështira për shkak të pandemisë.

Siç shkruan portali CalcioeFinanza, Interi ka arkëtuar tashmë disa milionë euro duke marrë parasysh 15.64 milionët për bonusin e pjesëmarrjes dhe 15.9 milionët për renditjen dhjetëvjeçare/historike. Kësaj i duhen shtuar edhe bonuset e rezultateve në fazën e grupeve, që llogariten në 9.97 milionë euro dhe çmimi për daljen në fazën e 1/8, i barabartë me 9.6 milionë. Për më tepër, është edhe çështja e 'market pool', shifra e të cilit mund të përcaktohet vetëm në momentin e largimit të të gjithë skuadrave italiane (vetëm Juventusi është ende në lojë): kuota minimale e grumbulluar nga zikaltrit do të jetë e barabartë me 12.8 milionë euro. Edhe nëse do të ishte kështu, duke llogaritur hipotezën më pak të favorshme për zikaltrit, Interi do të regjistronte të ardhura nga Champions League për një minimum prej 63.91 milionë euro.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI