Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

"30 orë pa ndalim, avionët na fluturonin mbi koka": Fonseca rrëfen ikjen e rrezikshme nga Ukraina

Lapsi.al 9 March 2022
"30 orë pa ndalim, avionët na fluturonin mbi koka": Fonseca

Portugezi Paulo Fonseca ishte kthyer të jetonte në Kiev me gjithë familjen, por në ditët kur shpërtheu lufta në Ukrainë ai u përpoq të ikte prej aty për t'u kthyer në Portugali, duke u gjendur përballë vështirësive të mëdha. Me fluturimet e bllokuara dhe rrugët e ngarkuara, ishte një sipërmarrje e vërtetë për teknikun të largohej nga Ukraina. Në një intervistë për Gazzetta dello Sport, trajneri ka rrëfyer përvojën shumë të keqe të përjetuar.

"Një makth. Ishte 24 shkurt dhe më duhej të nisesha në orën 10 për në Portugali, me gjithë familjen time, kur në orën 4.30 dëgjuam të binin bombat e para. U frikësuam. Shoku im Srna (drejtues i Shakhtarit) më ftoi të shkoja në hotelin Opera, ku ishte skuadra. U strehuam në një bunker. Aty ishte De Zerbi, ishin edhe brazilianët me familjet e tyre. Fëmijët flinin në dysheme, kishim frikë. Pastaj ambasada ime organizoi një mini-furgon dhe tre familje u nisem për në Moldavi. Ishte një udhëtim i tmerrshëm. Tridhjetë orë pa u ndalur asnjëherë, ndonjëherë në radhë me 5 km/h, me avionët që kalonin mbi kokat tona, postblloqet e shumta, ndërsa njerëzit përreth nuk gjenin as karburant e as ushqim.Vetëm kur arrita në kufirin me Rumaninë, nisa të qetësohesha, si të thuash. Gruaja ime qan gjatë gjithë kohës, sepse ne kemi miq dhe të afërm në të gjithë Ukrainën. Tani, përmes federatës sime, u bëra ambasador i paqes dhe ne punojmë për të gjetur strehim, punë dhe shkollë për refugjatët. Një pjese të vogël, sigurisht, nga dy milionët që po ikin”, tha Paulo Fonseca për La Gazzetta dello Sport, për arratisjen e tij nga lufta.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI