Flash

Rrëfimi tronditës i Viallit: "Kam frikë të vdes, por sëmundja nuk është vetëm vuajtje"

Lapsi.al 9 March 2022
Rrëfimi tronditës i Viallit: "Kam frikë të vdes, por

"Kam frikë se mos vdes, eh. Nuk e di kur do të fiket drita, se çfarë do të ketë në anën tjetër. Por në një farë mënyre jam gjithashtu i emocionuar ta zbuloj". Gianluca Vialli, ish-futbollisti i kombëtares italiane, ka folur për sëmundjen e tij në Netflix. Disa përmbajtje të rrëfimit të ish-sulmuesit janë paraprirë nga e përjavshmja Oggi, që do të pubikohet për publikun nesër.

“Por – shton Vialli – e kuptoj gjithashtu që koncepti i vdekjes shërben për të kuptuar dhe vlerësuar jetën. Ankthi se nuk do të arrish të përfundosh të gjitha gjërat që dëshiron të bësh, fakti i të qenit super i emocionuar nga të gjitha projektet që kam në mendje, është diçka për të cilën ndihem shumë me fat".

"Sëmundja - thekson ish-sulmuesi i Kombëtares së Italisë, Sampdorias dhe Juventus - nuk është ekskluzivisht vuajtje: ka edhe momente të bukura. Jeta - dhe nuk e kam thënë unë, por jam plotësisht dakord me të - përbëhet nga 20 për qind të asaj që të ndodh, por 80 për qind nga mënyra se si reagoni ndaj asaj që të ndodh. E sëmundja mund të të mësojë shumë për mënyrën se me cfarë brumi jeni krijuar, gjithashtu mund të jetë edhe një mundësi. Nuk them deri në atë pikë sa të jeni mirënjohës për kancerin, eh... ".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI