Flash

Edhe Mazepin përfundon në listën e zezë të BE-së: piloti është i biri i një oligarku e manjati fertilizuesish

Lapsi.al 9 March 2022
Edhe Mazepin përfundon në listën e zezë të BE-së:

Piloti i Formula 1, Nikita Mazepin, është përfshirë në listën e re të personaliteteve që BE-ja do t'i aplikojë masat kufizuese, si ngrirja e aseteve dhe ndalimi i hyrjes në Bashkimin Europian, pas pushtimit rus të Ukrainës. Piloti përfundoi në listën e zezë të BE-së si djali i oligarkut dhe manjatit të fertilizuesve Dmitry Mazepin, "i përfshirë në sektorë ekonomikë që ofrojnë një burim të konsiderueshëm të ardhurash për qeverinë e Federatës Ruse, përgjegjëse për aneksimin e Krimesë dhe destabilizimin e Ukrainës".

Mazepin së fundmi u shkarkua edhe nga skuadra amerikane Haas, për të cilën garonte dhe për këtë ka paditur skuderinë. Në fakt, Nikita Mazpin (dhe Uralkali) kanë kaluar në sulm: ish sponsori kryesor i Team Haas njofton synimin e tij për të kërkuar dëmshpërblim nga ekipi amerikan për vendimin e njëanshëm për të thyer marrëveshjet në fuqi. Piloti 23-vjeçar nga Moska nga ana e tij denoncon metodën e përdorur nga ekipi për ta shkarkuar dhe tregon se nuk është ende i gatshëm të heqë dorë nga Formula 1. Ndërkohë, Nikita do të kujdeset për një fondacion që ai ka krijuar, për të mbështetur sportistët e diskriminuar për arsye gjeopolitike.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI