Flash

Broja nuk mund të shitet nga Chelsea: qeveria angleze ngrin pasuritë e Abramovich

Lapsi.al 10 March 2022
Broja nuk mund të shitet nga Chelsea: qeveria angleze ngrin pasuritë e

Roman Abramovich është sanksionuar nga qeveria britanike dhe të gjitha pasuritë e tij, përfshirë Chelsea, janë ngrirë. Klubit londinez i është dhënë një licencë speciale për të vazhduar aktivitetet e futbollit, por kjo masë pengon shitjen e kompanisë së paralajmëruar nga manjati rus ditët e fundit. Tuchel dhe djemtë e tij e gjejnë veten në një situatë të komplikuar në momentin kyc të sezonit.

Masa e marrë do të pengojë Chelsean të bëjë merkato gjatë verës, të rinovojë kontratat që skadojnë dhe të shesë bileta dhe të bëjë marketing. Një problem shumë i madh për Tuchelin, i cili në fund të vitit do të humbasë Antonio Rudiger, Andreas Christensen dhe Cesar Azpilicuetan. Do të duhet një tjetër përjashtim nga qeveria, që situata të zhbllokohet, por në çdo rast, Abramovich nuk do të mund të përfitojë asgjë nga shitja e mundshme.

Në arsyet e treguara në dokumentin zyrtar ekziston një pasazh thelbësor që përcakton Abramovich "të lidhur me një person që është ose ka qenë i përfshirë në destabilizimin e Ukrainës dhe në dobësimin dhe kërcënimin e integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës, përkatësisht Vladimir Putin, me të cilin Abramovich ka pasur marrëdhënie të ngushta për dekada. Kjo marrëdhënie interesi e ka lejuar atë të marrë përfitime financiare ose përfitime të tjera materiale nga Putin dhe qeveria e Rusisë.

Londra njoftoi se ka urdhëruar ngrirjen e aseteve të shtatë biznesmenëve rusë, përfshirë Roman Abramovich, Igor Sechin, Oleg Deripaska dhe Dmitri Lebedev, pasi ata u shtuan në listën e sanksioneve të vendit.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI