Flash

Al Khelaifi ofendon arbitrat e kërcënon me jetë një punonjës të Real: sherr me grushte mes Donnarummas e Neymar

Lapsi.al 10 March 2022
Al Khelaifi ofendon arbitrat e kërcënon me jetë një

PSG humbi ndeshjen dhe mendjen në Madrid. Një pas ndeshje shumë kaotike në brendësi të Bernabeut me francezët më shumë se nervozë për eliminimin nga Champions League. Teksa Reali po festonte tri golëshin e Benzema, në dhomën e zhveshjes së parisienëve po zhvillohej një përleshje e vërtetë mes Neymar dhe Donnarummas. Sulmuesi brazilian dhe portieri italian kanë përfunduar te duart, me pjesën tjetër të lojtarëve të detyruar t'i ndajnë. Sherri lindi nga gabimet në fushë: ai i Gigios në rastin e golit të parë, ndërsa O'Ney humbi topin në rastin e golit të dytë të Blancos.

Nuk ka qenë më i qetë as presidenti i Psg Al-Khelaifi, që e kapi me arbitrin, “fajtor” se nuk e fishkëlleu faullin e Benzemas ndaj Donnarummas në momentin e golit të barazimit 1-1. Sipas rikonstruksionit të Movistar dhe Marca, numri 1 i klubit kishte mbërritur i furishëm në dhomat e zhveshjes në minutën e 90-të, duke fyer të gjithë treshen e arbitrave duke goditur me grushta dyert. Më pas, ai akuzohet se kërcënoi me vdekje një punonjës të Realit që po filmonte skenën me telefon. Pamjet më pas, me siguri, janë fshirë me ndërhyrjen dhe kërkesën e Leonardos. Për të larguar Al-Khelaifin, i cili ka hyrë edhe në zyrën e Megia Davilës, ish-arbitër dhe tashmë delegat i fushës i Realit, duket se ka ndërhyrë edhe policia.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI