Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Nga Strakosha te Luiz Felipe: Taren te Lazio e shqetëson rreziku i paramatrave zero

Lapsi.al 10 March 2022
Nga Strakosha te Luiz Felipe: Taren te Lazio e shqetëson rreziku i

Përfundimi i kontratave fare pranë. Lazio, që në dritaret e fundit të merkatos është përballur me indeksin e likuiditetit, që ka kufizuar transaksionet e tij në hyrje, rrezikon të humbasë shumë lojtarë me parametër zero. Në fakt, Strakosha, Luiz Felipe, Patric, Marusic, Leiva dhe Radu janë gati të shkojnë në skadencë kontrate. Situata të ndryshme, por t'i humbasësh të gjithë pa asnjë përfitim, nuk do të ishte aspak një ogur i mirë në funksion të merkatos së verës. Për këtë arsye drejtori sportiv, Igli Tare po përpiqet të gjejë një zgjidhje.

Luiz Felipe dhe Patric janë praktikisht të ikur. Të dy duhet të shkojnë të luajnë në Spanjë. I pari është afër marrëveshjes me Betis Sevilla, i dyti duhet të shkojë te Valencia. Patric kishte shtyrë tashmë për shitje që në janar, por Lazio bëri një mur pasi nuk kishte alternativa në mbrojtje. Filtron optimizëm ndërkohë për rinovimin e Marusic. Lazio ka marrëdhënie të shkëlqyera me të dhe me menaxherin e tij (Kezman, i cili gjithashtu menaxhon Milinkovic dhe Kamenovic, u teserua në janar edhe pse Sarri nuk ishte i bindur). Deri në fund të kampionatit, klubi bardhekaltër planifikon të shpallë rinovimin. Nuk përjashtohet që edhe Leiva dhe Radu të rinovojnë: i pari, megjithatë, do të dëshironte të kthehej për të luajtur në Brazil, i dyti është më i lehtë për t'u bindur. Të dy vuajtën në pjesën e parë të sezonit, por arritën të gjenin më shumë hapësirë në pjesën e dytë.

Në fund, Lazio po tenton të arrijnë një marrëveshje me Strakoshën: portieri ishte i trishtë sepse u parakalua në hierarki nga Reina, por tani që ka marrë fanellën e titullarit përsëri mund të vendosë edhe të qëndrojë. Ndërkohë Lazio shikon përreth dhe vlerëson profilin e Sergio Ricos, në pronësi të PSG-së, por aktualisht i huazuar te Mallorca. Ai mund të jetë zëvendësuesi i Strakoshës nëse nuk arrihet një marrëveshje me shqiptarin. Por përfundimet e kontratave te Lacio janë të shumta dhe janë afër. Për të mos e gjetur veten me shumë kuti për të mbushur gjatë verës, bardhekaltrit do të donin të mund të siguronin disa rinovime.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI