Flash

Sasha Volkov, ish-ylli i skuadrës së Ushtrisë së Kuqe, tani është në rezistencën e Kievit

Lapsi.al 10 March 2022
Sasha Volkov, ish-ylli i skuadrës së Ushtrisë së Kuqe, tani

Të shohësh atë me rroba ushtarake e armë është vërtet mbresëlënëse. E mbani mend Sasha Volkov, qendra sovjetike në NBA, medalje e artë olimpike me Rusinë në Seul 1988? Në moshën 57-vjeçare ai u kthye për të mbrojtur atdheun e tij, Ukrainën. Foton ua dërgoi përmes ëhatsapp miqve të tij nga bota e basketbollit, përfshirë Charlie Recalcati dhe Dino Meneghinin. Vështrimi në celularin e tij, paksa i përhumbur, teksa përfundon patrullimin e tij nëpër rrugët e Kievit, i katapultuar në një luftë të paimagjinueshme deri pak kohë më parë, jo vetëm për të. Dhjetë ditë më parë, mikut të tij Gianni Chiapparo nga Vareze, ai i dërgoi një video të bombardimeve me fjalët: "Ende nuk mund ta besoj, por ky është realiteti...". Mbi të cilin Volkov vendosi të hedhë vështrimin, pa e kthyer diku tjetër.

Ai u kthye në shtëpi për të luftuar, në vend që të qëndronte jashtë vendit ku ndërtoi jetën e tij. Volkov është një mal 208 cm, me origjinë nga Omsk në Siberinë Perëndimore, por me gjak ukrainas. Në Kiev ai filloi parabolën e tij në basketboll, që e bëri atë të arrinte maja sublime dhe madje, për ironi, të vishte edhe fanellën e CSKA-së, ekipit të Ushtrisë së Kuqe. Me BRSS ai fitoi shtatë medalje olimpike, botërore dhe evropiane, pa harruar se ishte i pari sovjetik që shkeli në NBA (Atlanta). Pas largimit nga basketbolli, ai ishte gjithashtu pjesë e parlamentit ukrainas në fund të mijëvjeçarit duke u bërë ministër i sportit. Që nga viti 2007 ai është në krye të federatës së basketbollit të vendit të tij. Që tani mbrohet jo në një fushë basketbolli, por me pushkë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI