Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

"Do të duan tju qi**ë": Mesazhi profetik i Benzema në Whatsapp para ndeshjes: “PSG nuk do bëjë asgjë, kjo është historia ime”

Lapsi.al 10 March 2022
"Do të duan tju qi**ë": Mesazhi profetik i Benzema në

Real Madrid mposht Paris Saint-Germain dhe fitoi të drejtën e kalimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Në Santiago Bernabeu, protagonisti i madh i mbrëmjes ishte Karim Benzema i cili me golat e tij shkatërroi ëndrrën europiane të klubit francez. Sulmuesi i Blancos shënoi një trigolësh në 17 minuta duke i dhënë fund mundësive të PSG-së për të garuar për trofeun më të lakmuar të Evropës. Dhe duket se Benzema e kishte parashikuar se si do të dilte ndeshja.

Pas ndeshjes, në fakt dolën disa mesazhe në Whatsapp mes Karim dhe reperit Niska. Në bisedë, francezi i tha mikut të tij se PSG nuk do të bënte asgjë dhe se ai do të ishte ylli i ndeshjes në Santiago Bernabeu. 34-vjeçari i thotë shokut të tij: "Do të shohim gjëra të bukura!", e Niska e paralajmëroi: "Ata janë të fortë, do të duan tju qi**ë, por ti dhe Vini (Vinicius, ed.) jeni në formë tani”. Sulmuesi, megjithatë, është i sigurt se nuk ka asgjë për t'u frikësuar: "Ata nuk do të bëjnë asgjë nga këto, kjo është historia ime!".

E me të vërtetë ishte historia e tij. Benzema kishte parashikuar gjithçka: Real hyri në çerekfinale të Ligës së Kampionëve falë paraqitjes së shkëlqyer të skuadrës, por mbi të gjitha për trigolëshin e tij të jashtëzakonshëm.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI