Flash

Mourinho një hap më pranë finales së Tiranës: Feyenoord spektakël në Beograd

Lapsi.al 10 March 2022
Mourinho një hap më pranë finales së Tiranës: Feyenoord

Jose Mourinho ka hedhur një hap të rëndësishëm për kualifikimin në cerekfinale të Conference League, me fitoren në Hollandë kundër Vitesse 0-1. Roma ka krijuar stabilitet në këtë turne dhe në Olimpico, pavarësisht se është një ndeshje e hapur, do ta ketë më të lehtë. PAOK triumfon në shtëpi minimalisht kundër Gent, ndërsa Feyenoord e Slavia Prage pothuaj e kanë hipotekuar kualifikimin.

Në prag të sfidës Vitesse-Roma kishte dy objektiva për skuadrën e Mourinhos: të fitonte dhe të mos kthehej në shtëpi me lojtarë të dëmtuar, duke pasur parasysh gjendjen shumë të keqe të terrenit në stadiumin Gelredome në Arnhem. Të dy u arritën: askush nuk u dëmtua dhe Roma fitoi 1-0 (suksesi i tretë radhazi) falë golit të Sergio Oliveiras në fund të pjesës së parë, që më pas u përjashtua me karton të kuq një çerek ore nga fundi. Të besuarit e Mourinhos, bëjnë të tyren ndeshjen e parë të 1/8 të Ligës së Konferencës dhe hipotekojnë kalimin për në cerekfinale edhe pse në kthim, pas një jave në Olimpico, asgjë nuk duhet të merret si e mirëqenë (e, përveç Oliveiras, do të mungojë edhe Mancini, i skualifikuar).

Në Greqi, Kurtic në minutën e 58 vendosi fitoren e PAOK kundër Gent, rezultat që lë të hapur të gjithë skenarët për kthimin në Belgjikë. Turpërohet në Beograd Partizani, që pëson një 2-5 aspak premtuese, në këndvështrimin e kthimit, përballë Feyenoord. Dy herë në avantazh me Natcho (13') e Jovic (46'), serbët u rikuperuan nga golat e Toornstra (20'), Dessers (52'), përpara se në 13 minuta frenezi të shënonte edhe tre herë të tjera me Geertruida (64'), Sinisterra (71') e Toornstran që kompleoi dygolëshin personal në të 77. Kthimi do të jetë praktikisht një formalitet, ashtu si me shumë mundësi edhe për Slavian e Pragës, që triumfoi 4-1 ndaj LASK.

Europa Conference League Round of 16

PAOK FC 1-0 Gent

Partizan Beograd 2-5 Feyenoord

Slavia Prague 4-1 LASK

Vitesse 0-1 Roma

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI