Flash

Chelsea harron problemet e klubit e konsolidon vendin e tretë: Southmapton humbet e Broja dëmtohet

Lapsi.al 10 March 2022
Chelsea harron problemet e klubit e konsolidon vendin e tretë: Southmapton

Në një ditë shumë të komplikuar, për shkak të sanksioneve ndaj Roman Abramovich, Chelsea sidoqoftë rrëmben fitoren 3-1 ndaj Norwich, duke konsoliduar kështu vendin e tretë në Premier League. Ndeshje menjëherë në zbritje për blutë, me Chalobah (3') dhe Mount (14') që i dhanë drejtim sfidës. Pukki ngushtoi diferencën në minutën e 69, por Havertz e mbylli llogarinë në minutën e 90. Poker i Wolverhampton ndaj Watford dhe zonën e Europës është më afër.

Dështon Southampton i Brojës të bëjë rezultat, i mundur 1-2 nga Newcastle, për më tepër që sulmuesi i kombëtares shqiptare doli nga fusha në minutën e 73 i dëmtuar. Amstrong kaloi në avantazh Saints në minutën e 25, por u përmbys nga golat e Wood (32') e Guimaraes (52'). Triumf fantastik i Aston Villa në transfertën me Leeds, që vazhdon të jetë në zonën e rrezikut. Coutinho hapi serinë e golave në minutën e 22', ndërsa Cash në minutën e 66' e Chambers 7 minuta më pas mbyllën historinë. Wolverhampton shkatërroi Watford 4-0, duke u ngjitur në kuotën e 43 pikëve në vendin e tetë, duke zhytur miqtë që mbeten të parafundit me 19 pikë.

Premier League England

Norwich City 1-3 Chelsea

Southampton 1-2 Newcastle United

Wolverhampton Wanderers 4-0 Watford

Leeds United 0-3 Aston Villa

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI