Flash

"Nga këto momente dalim më të fortë": Donnarumma premton, por ndërkohë Navas kthehet titullar

Lapsi.al 12 March 2022
"Nga këto momente dalim më të fortë": Donnarumma
"Eleminimi nga Champions League ishte një goditje e rëndë. Dy ditët e fundit nuk kanë qenë të lehta, por pikërisht nga këto momente të vështira ne dalim më të fortë. Tani duhet të mendojmë për të tashmen, të fitojmë Ligue 1, duke dhënë gjithçka, siç kam bërë gjithmonë për këtë fanellë, për këtë klub dhe për tifozët tanë. Le të fillojmë përsëri së bashku. Allez Paris". Ky është postimi i Gianluigi Donnarummas në Twitter pas gabimit të bërë në Bernabeu, që i hapi rrugë përmbysjes së Real 3-1, me pasojë daljen e francezëve nga Champions. Portieri italian, në fakt, është në qendër të stuhisë së kritikave e zemërimit pas gabimit në golin e parë të Benzema. Donnarumma “varrmihësi i PSG”, e përkufizoi l'Equipe një ditë pas katastrofës së pabesueshme madrilene të skuadrës së Pochettinos kundër Real. Ajo që do të ndodhë tani me ish-portierin e Milan është pak a shumë e parashikueshme: rikthimi i Keylor Navas në portë nga ndeshja e radhës në Ligue 1 kundër Bordeaux të dielën duket e qartë, por kjo është e menjëhershme. Muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë për të kuptuar të ardhmen e tij. Ndërkohë, përballë këtij skenari, rishfaqet emri i Juventus, që rinis interesimin për Donnarumman, të ndjekur që në verë, përpara transferimit të tij në Paris.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI