Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Skandali i edicionit të kaluar ndryshon Topin e Artë: ja kriteret si do të fitohet trofeu

Lapsi.al 12 March 2022
Skandali i edicionit të kaluar ndryshon Topin e Artë: ja kriteret si

France Football ka lajmëruar një ndryshim historik në dhënien e Topit të Artë. E gjitha, do të jetë një përpjekje për ta bërë çmimin më tërheqës duke ndryshuar disa kritere: do të vlerësohen performancat e lojtarëve në një sezon futbolli (nga gushti deri në korrik të vitit pasardhës) dhe jo më në një vit kalendarik. Edicioni i ardhshëm i trofeut do të marrë parasysh të gjithë sezonin 2021/22. Kupa e Botës në Katar, nga ana tjetër, që mbulon sezonin 2022/23, do të jetë pjesë e Topit të Artë 2023.

Nga dorëzimi i trofeut në vitin 2022, me pak fjalë, gjërat ndryshojnë. Deri më tani, Topi i Artë merrte parasysh dy gjysmë sezone (janar-korrik dhe gusht-dhjetor), ndonjëherë me ndryshime klubesh në mes të vitit, duke qenë se jepej në fund të një viti kalendarik. Ndryshimi i kritereve duhet ta bëjë më të logjikshme dhe më të drejtë zgjedhjen e fituesit. Nga viti 2022, gazetarëve tashmë të pranishëm do t'i bashkohet edhe Didier Drogba, ambasadori i çmimit, përveç jurisë që është treguar më parashikuese në edicionin e kaluar. Në këtë rast bëhet fjalë për gazetaren vietnameze Truong Anh Ngoc, e cila ka gjetur pesëshen më të mirë të Topit të Artë 2021 dhe, në fushën e femrave, çekja Karolina Hlavackova, e cila parashikoi podiumin.

Ndryshon edhe sistemi i votimit. Organizatorët, në fakt, duan ta "kufizojnë jurinë në një elitë, në njohës të vërtetë. Vetëm përfaqësuesit e 100 vendeve më të mira të renditjes së FIFA-s (50 për gratë) do të "kualifikohen" për të votuar. Një shtrëngim që forcon nivelin e kompetencës dhe kufizon votat (të rralla) me fantazi të shthurur. Domosdoshmëria tjetër është që rregullat e përgjithshme të bëhen më të qarta. Sipas France Football, Topi i Artë deri më tani u është dhënë shpesh atyre që kanë grumbulluar fitore ekipore, edhe pse individualisht nuk kanë qenë më të mirët nga të gjithë. Tani gjërat do të ndryshojnë. Kriteri i parë do të bazohet në paraqitjet individuale, i dyti do të përqendrohet në paraqitjet kolektive dhe trofetë e fituar, ndërsa i treti "do të ketë të bëjë me klasin e lojtarit dhe ndjenjën e tij të lojës së ndershme. Sepse dhënia e një shembulli gjithashtu ka rëndësi".

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI