Flash

Chelsea nis shthurjen: Lukaku kërkon të zgjidhë kontratën, e redukton edhe pagën për Interin

Lapsi.al 12 March 2022
Chelsea nis shthurjen: Lukaku kërkon të zgjidhë kontratën, e

Romelu Lukaku dëshiron të rikthehet te Inter, aq më tepër tani pas kaosit me cështjen e Abramovich. Te Chelsea, belgu e pati të vështirë të mabjentohet dhe me Tuchel ai praktikisht i prishi mardhëniet dy muaj më parë, pas shumë lëniesh në pankinë, kur doli hapur duke thënë se i vinte keq që u largua nga zikaltrit. Tani situata është përkeqësuar me oligarkun rus të detyruar të largohet dhe klubin nën drejtimin e qeverisë britanike. Kështu belgu i ka kërkuar drejtuesve të Interit për të gjetur një zgjidhje.

Zgjidhja nuk është e lehtë për t'u gjetur sepse për momentin Chelsea nuk mund të shesë lojtarët e tij. Kështu që në muajt e fundit qeveria britanike duhet të gjejë një blerës për klubin dhe më pas mund të fillojnë negociatat për të rikthyer Big Rom në Milano. Një marrëveshje që, në këtë pikë, mund të bëhej vetëm me huazim. Një tjetër kusht i domosdoshëm për ta parë sërish në San Siro, por ky aspekt është ende shumë i parakohshëm. Ndërkohë, Lukaku ka bërë të ditur se është gati të ulë shumë pagën për t'u rikthyer atje ku shkroi historinë: nga 12.5 milionë euro për sezonin aktual në të paktën 7.5, një pagë në përputhje me parametrat e Interit. Për momentin është vullneti i lojtarit për t'u rikthyer dhe Marotta pret të kuptojë zhvillimin e situatës në Londër.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI