Flash

Video/ Një goditje si Tong Po, se i ndaloi aksionin: lojtari shembet përtokë, sulmuesi përjashtohet nga klubi i tij

Lapsi.al 14 March 2022
Video/ Një goditje si Tong Po, se i ndaloi aksionin: lojtari shembet
Një lojtar tajlandez u shkarkua nga klubi i tij, Bangkok FC, pasi i dha një goditje të stilit Muay Thai kundërshtarit të tij, duke e plagosur rëndë atë. Protagonisti negativ është Aitsaret Noichaiboon, i cili sulmoi Supasan Ruangsuphanimit të North Bangkok University FC, gjatë një ndeshje futbolli të kategorisë së tretë në Tajlandë. Gjithçka ndodhi në minutat e fundit të ndeshjes. Noichaiboon kishte topin dhe tentoi të arrijë në zonën e kundërshtarit, por u ndal nga Ruangsuphanimit. Lojtari i Bangkok, megjithatë, nuk e pranon këtë që i ndodhi dhe arriti kundërshtarin, i cili ndërkohë ishte larguar dhe i dha një goditje të fortë me bërryl në fytyrë, duke e rrëzuar në çast përtokë. Sulmuesi u përjashtua menjëherë nga arbitri dhe viktima e sulmit u dërgua menjëherë në spital për shkak të një dëmtimi të rëndë në fytyrë. Një sulm i pakuptimtë dhe i papranueshëm, aq sa Bangkok FC ka vendosur të shkarkojë lojtarin dhe t'i anulojë kontratën me efekt të menjëhershëm. Këtë e raporton vetë klubi në një shënim: “Bangkok FC dëshiron të mbajë qëndrim ndaj agresionit dhe të mos mbështesë veprimin e tij. Klubi ka anuluar kontratën e lojtarit. Shoqëria kërkon falje për incidentin dhe do të bëjë gjithçka që është e mundur që kjo të mos përsëritet”. North Bangkok University FC, pas lojës, i informoi tifozët dhe shtypin për gjendjen e Ruangsuphanimit, duke konfirmuar se i riu mori disa qepje në buzën e tij të sipërme: "Ruangsuphanimit iu nënshtrua një ekzaminimi fizik në Spitalin Bangpakok-Rangsit 2, pasi lojtari nr. 6 i klubit të Bangkok FC e sulmoi qëllimisht në fytyrë - shkruhet në një shënim - Pasi u kontrollua nga mjeku u zbulua se pjesa e sipërme e buzës kishte një dëmtim të rëndë. Më pas mjeku bëri 24 qepje për të mbuluar plagën. Klubi do t'i ofrojë ndihmë dhe përgjegjësi”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI