Flash

Chelsea 'mbytet' nga sanksionet, Tuchel nuk dorëzohet: "Gati të shkoj në Lille edhe me një makinë me shtatë vende"

Lapsi.al 14 March 2022
Chelsea 'mbytet' nga sanksionet, Tuchel nuk dorëzohet: "Gati

Klimë e madhe pasigurie te Chelsea pas vendimit të qeverisë angleze për ngrirjen e aseteve të Roman Abramovich, që ndaloi në këtë mënyrë edhe shitjen e klubit, si dhe bllokimin e merkatos të hyrje-daljeve dhe vendosjen e kufizimeve të tjera. Por trajneri i Blues Thomas Tuchel nuk e humb kurajën dhe e mban lart moralin e skuadrës. "Transferta në Ligën e Kampionëve në Lille? Informacioni im i fundit është se jemi gati të marrim një avion. Përndryshe do të shkojmë me tren, përndryshe me autobus. Ose jam gati të ngas edhe një makinë me shtatë vende. Do ta bëj, shkruajini fjalët e mia: nëse disa vite më parë do të më kishin pyetur se çfarë do të kisha qenë i gatshëm të bëja për një ndeshje të Ligës së Kampionëve, do të përgjigjesha "çdo gjë".

E në lidhje me të ardhmen e tij, Tuchel nuk ka dyshime dhe shikon përpara: "Nëse do të qëndroj deri në fund të sezonit? Nuk ka dyshim. Ne po ndjekim atë që ndodh dita ditës, sepse mund të ketë ndryshime. Klubi është në shitje dhe ne shpresojmë që kjo gjë të zgjidhet së shpejti për të kuptuar se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, tha Tuchel. E ndërkohë tifozët londinezë nuk kanë munguar të mbështesin Roman Abramovich me një pankartë që luan me emrin e manjatit rus dhe Perandorisë romake: "The Roman Empire".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI