Flash

Gafë amatoreske e mbrojtjes, Teuta i dhuron fitoren Kastriotit: krutanët shohin shpëtimin, kalojnë Dinamon e Egnatian

Lapsi.al 13 March 2022
Gafë amatoreske e mbrojtjes, Teuta i dhuron fitoren Kastriotit:

Kastrioti ka mundur me shifrat 1-0 Teutën në Shkodër, duke siguruar një fitore të rëndësishme në luftën për mbijetesë në Superiore. Vendosi një gol i Kaina Nunes, i favorizuar nga gafa e mbrojtjes durrsake në fundin e pjesës së parë. Me këtë rezultat, Teuta mbetet në vendin e 6 me 28 pikë, tre përpara Kastriotit, që largohet për momentin nga zona e ftohtë, duke marrë rezultatin e katërt pozitiv në pesë ndeshjet e fundit…

Një pjesë e parë e luajtur me episode, pa ritëm e me shumë gabime, ku Teuta ruante një zotërim steril të topit, ndërsa Kastrioti e kishte ulur shumë qendrën e rezistencës, duke tentuar të gjente vetëm ndonjë mundësi për të goditur. E në të 38 mund ta kishte bërë, por Qirko bllokoi me këmbë goditjen e Hasanit nga e majta, pas kombinimit me Kaina Nunes. E megjithatë sulmuesit do jepet shansi i ndeshjes tre minuta më pas, në një katranosje totale të të gjithë mbrojtjes së Teutës, ku askush nuk largoi topin si duhet, duke ia lënë brazilianit, që e kishte një lojë fëmijësh ta conte në rrjetë.

Teuta u shfaq e përgjumur në vijim, duke mos arritur të krijonte rrezikshmëri në portën krutane, ndërsa skuadra e Çelës u mbrojt mirë dhe administroi lojën. Madje më shumë se pranë golit, pavarësisht shtyrjes tërësisht përpara, durrsakët rrezikuan të pësonin të dytin, me Kastriotin të blinduar prapa, pa lejuar hapësira dhe që në të 90 mund të mbyllnin historinë me Grecën, që kalon edhe portierin por dështon ta dërgojë topin në rrjetë, i rikuperuar nga mbrojtja. E megjithatë kjo nuk e pengon Kastriotin të marrë tre pikë jetike, në fishkëllimën e fundit të arbitrit.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI