Flash

"Ti ta shpif": Osaka shpërthen në lot e humbet ndeshjen e tenisit

Lapsi.al 13 March 2022
"Ti ta shpif": Osaka shpërthen në lot e humbet ndeshjen e

Naomi Osaka është kthyer përsëri në qendër të vëmendjes për shkak të një krizë nervore. Në Indian Wells, vajza japoneze ka shpërthyer përsëri në lot pasi është fyer nga një spektatore në fillim të ndeshjes ("ti ta shpif"), ofendim që ka komprometuar të gjithë lojën e saj. Ish-numri një i botës u mposht në raundin e dytë nga Veronika Kudermetova, numri 21 në renditjen botërore, me rezultatin e qartë 6-0, 6-4.

Për të shtatën herë në karrierën e saj Osaka pëson një “bagel” (6-0). Në fund të ndeshjes, Naomi kujtoi episodet e ngjashme që përfshinin motrat Williams në Indian Wells, me dy lojtaret që nuk u kthyen në turne për disa vite me radhë: “Nuk e di pse, por më mbeti në mendje", ishin fjalët e Osakas në fund të ndeshjes, që me rezultatin 0-3 në setin e parë i kishte kërkuar gjyqtarit që të mund të merrte mikrofonin dhe të fliste me publikun, gjë që u refuzua. “Nëse përsëritet, do të kërkojmë fajtorin dhe do ta përjashtojmë”, ishte përgjigja e arbitrit. "Nuk dëgjova se çfarë i bërtiti spektatorja - komentoi Kudermetova - isha e fokusuar në shërbimin tim. Por më pas pashë që Naomi filloi të qante".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI