Flash

Video/ Trigolësh i Ronaldos, rekord historik: Tottenham nuk e ndihmon as autogoli i Maguire

Lapsi.al 12 March 2022
Video/ Trigolësh i Ronaldos, rekord historik: Tottenham nuk e ndihmon as
Në javën e 29 të Premier League, Liverpool nuk gabon dhe kalon 2-0 në Brighton: Luis Diaz (19') dhe Salah (penallti në minutën e 61') lejojnë Kloppin të lëvizë, me ndeshje të barabarta, në -3 nga Manchester City. United gjithashtu fiton: 3-2 në Tottenham falë trigolëshit të Cristiano Ronaldos (12', 38' dhe 81'). Portugezi arriti në 807 gola zyrtarë dhe theu kështu rekordin e mbajtur nga Josef Bican (805), duke u bërë golashënuesi më i mirë në futbollin profesionist. Me një tregolësh sensacional, një Cristiano Ronaldo i pafund rrëzon Tottenhamin dhe i jep Manchester United një sukses vendimtar 3-2, që e pozicionon përkohësisht në vendin e katërt. Në Old Trafford, Djajtë e Kuq kaluan në epërsi në minutën e 12 falë goditjes së fuqishme në hyrje të zonës të portugezit, që e dërgoi topin në kryqëzimin e shtyllave për të mposhtu Lloris. Në minutën e 34' Spurs barazuan falë penalltisë së fituar nga Kulusevski: nga pika e bardhë Kane nuk gaboi. Gjithsesi kaluan vetëm 4 minuta dhe United mori sërisht avantazhin falë Ronaldos, që shfrytëzoi asistin nga e majta të Sanchos. Në pjesën e dytë, miqtë sulmuan në kërkim të barazimit dhe barazimi 2-2 erdhi në minutën e 72 dhe ishte një autogol i Maguire, i cili ndërhyri në rrëshqitje për të paraprirë pasimin drejt Romeros dhe befasoi de Gean duke e dërguar topin në rrjetë. Tottenham u mundua të ruajë barazimin, por Cristiano Ronaldo është i pandalshëm dhe në minutën e 81 Lloris nuk mund të bënte asgjë në goditjen me kokë të portugezit. Në fund, United rezistoi dhe pas dy ndeshjesh u rikthye te fitorja: Djajtë e Kuq u ngjitën në 50 pikë dhe zunë përkohësisht vendin e katërt, +2 ndaj Arsenal që megjithatë ka katër ndeshje më pak. Nga ana tjetër, Tottenham ndalet pas dy fitoreve radhazi dhe mbetet i shtati, -5 nga zona Champions League. https://www.youtube.com/watch?v=DvCZZruDL4I Premier League England Brighton & Hove Albion 0-2 Liverpool Brentford 2-0 Burnley Manchester United 3-2 Tottenham Hotspur

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI