Flash

Me nëntë lojtarë, Partizani i shpëton turpit në të 94': përfundon 2-2 kundër Egnatias

Lapsi.al 12 March 2022
Me nëntë lojtarë, Partizani i shpëton turpit në të

Seria e rezultateve pozitive për Partizanin shkon në tetë, por barazimi 2-2 me Egnatian vështirë se mund të quhet i tillë kur të kuqtë dështojnë t'i rikuperojnë pikë për Europën Vllaznisë, duk u ndalur nga një skuadër që luan për mbijetesë. E sikur të mos mjaftojë, skuadra e Mehmetit arriti të evitonte humbjen vetëm në minutat shtesë, kur luante me dy lojtarë më pak në stadiumin “Elbasan Arena”.

Ashtu sikurse ishte e parashikueshme, Partizani ishte skuadra që dominoi sfidën, me Egnatian që kërkonte kundërsulmin: një mënyrë loje që tekniku Ramadani e ka shprehur hapur se është ajo që i përshtatet më shumë potencialit dhe karakteristikave që ka skuadra e tij. Por këtë herë rrogozhinasit ishin jashtëzakonisht cinikë dhe kaluan në avantazh me Ildian Shytin në minutën e 24. Partizani tentoi të rritej në nivel e madje i kishte mundësitë për ta drejtuar ndeshjen, por gabuan shumë para portës, madje edhe nga pika e bardhë e penalltisë që Esat Mala e shpenzoi duke lënë në fuqi avantazhin e kundërshtarit deri në fund të pjesës së parë.

Mehmeti luajti atëherë kartën Junior, me braziliani që barazoi rezultatin në minutën e 60, duke iluzionuar shpresat e të kuqve për të dalë me fitore. Entuziazmi në fakt zgjati fare pak, sepse kartoni i dytë i verdhë për Albion Markun e la skuadrën me 10 lojtarë. E atëherë, dy minuta nga fundi Shtubina i ndëshkoi me golin e dytë, por surpriza më e keqe do të vinte pas rishikimit me VAR që e bënë arbitrin të ndëshkonte edhe Bitrin me karton të kuq. E me dy lojtarë më pak, me pak minuta në dispozicion e në disavantazh, Partizani rrëmbeu barazimin e dytë, akoma me Stenio Junior, që e afron një pikë më shumë me vendin e katërt skuadrën kryeqytetase.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI