Flash

Lëvizje të befasishme: City i parakalon të gjithë për Haaland, Barça vërsulet mbi Lewandowskin

Lapsi.al 12 March 2022
Lëvizje të befasishme: City i parakalon të gjithë për

Manchester City i parakalon të gjithë dhe vihet në pole position për nënshkrimin me Erling Haaland. Sipas Daily Mail, e cila ka pasur konfirmime nga burime gjermane, Citizens kanë arritur tashmë marrëveshjen me lojtarin për një operacion që, mes çmimit (75 milionë euro), komisionet dhe bonuset, kap shifrën 120 milionë. Edhe Barcelona e PSG kanë treguar interesim të madh për norvegjezin, por rivali i madh për Guardiolën duket të jetë Real Madridi. Blaugranat mund të ngushëllohen me Robert Lewandowskin, i cili ende nuk ka filluar të diskutojë rinovimin e kontratës që skadon në 2023 me Bayernin.

Kanë mbetur diçka më pak se tre muaj deri në fund të sezonit, por valsi i qendërsulmuesve tashmë ka filluar. Janë të shumtë kërkesat për sulmuesit më prolifikë të Europës. Pasi dështoi në sulmin për Harry Kane verën e kaluar, Pep Guardiola më në fund duhet të ketë gjetur trashëgimtarin e Sergio Agueros, atë sulmues prej 20-30 golash që i mungon City të tij. Objektivi numër 1 është norvegjezi i Borussia Dortmundit, që preferohet edhe nga Real Madrid, Barcelona dhe PSG. Ëndrra e merengues është Kylian Mbappé, që shkon në skadencë me PSG-në, ndërsa katalanasit mund të orientohen drejt Lewandowskit, i cili në moshën 33-vjeçare mund t'i dhurojë vetes një aventurë të re (dhe të fundit) pas 8 sezonesh në Bavari dhe mbi 300 golave të shënuar.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI