Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

"Mbaj përgjegjësi për pjesën e parë": Mehmeti e nis kritikën me veten dhe e përfundon te lojtarët

Lapsi.al 12 March 2022
"Mbaj përgjegjësi për pjesën e parë": Mehmeti

“Në pjesën e parë nuk ditëm të reagojmë, në të dytën reaguam goxha mirë, fituam 11 metërsh e nuk e realizuam, edhe pse me 10 treguam forcë karakteri. Por mbaj përgjegjësi për pjesën e parë se skuadra duhet të sillet ashtu gjatë gjithë takimit". Një Dritan Mehmeti i fryrë e nervoz ai që u shfaq në përfundim të ndeshjes, ku Partizani i tij nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 me Egnatian. Tekniku e ka me të gjithë ata që nuk e kuptojnë situatën dhe zhgënjejnë me luhatjen e lojës që tregojnë. "Duke pasur parasysh lojtarët me eksperiencë, që fillon nga ata me eksperiencë si Zhunior që luan titullar, nuk bën diferencën… Mora përgjegjësinë për pjesën e parë, e mora unë se mendova të isha në ekuilibër që të kërkoja shumë më tepër menaxhim në 1/3 e mesfushës. Duke kërkuar shpejtësi me Malën e Carën, kërkoja ekuilibër se Egnatia ka një mesfushë të mirë. Nuk rezultoi si e mendova, pjesa e dytë duhej të tregonim siç e bëmë atë që duhej të bënim çfarë dimë më mirë, edhe pse duhej të ishim më të qetë në pjesën e fundit të fushës" analizoi tekniku.

Rezerva edhe për arbitrimin, ndonëse tekniku i të kuqve nuk kërkon alibi: "Sa i përket pastaj, shumë ka pasur edhe pjesa e gjyqtarëve. Kur për një ndërhyrje të thjeshtë nxirret i kuqi për lojtar të Partizanit, shpresoj edhe për të tjerëve të mund t’u nxirrej i kuq sidomos në lojë pa top si në derbi. Nuk dua të bëhem konfliktual se duhet ta kërkoj te vetja, stafi e skuadra ime - tha Mehmeti, duke shtuar -. Ndërhyrja e Markut nuk është brutale, se po të shohësh dinamikën… Bitri nuk duhet të bëjë atë ndërhyrje, por ka ndërhyrë te topi, Bitri ka kapur edhe topin, se brutale quhet pa top. Dënoj veprimet e lojtarëve që humbën qetësinë. Lojtarët e kanë humbur se jam munduar që t’i mbaj me këmbë në tokë, jetojnë më atë që kanë bërë më parë dhe harrojnë që është e rëndësishme ndeshja e sotme. Jetojnë me mendimin se kanë mundur Egnatian apo kanë bërë mirë deri tani, kështu ndahet profesionisti nga lojtarët që kërkojnë të ecin përpara dhe të kenë këtë fanellë".

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI