Flash

"Bekaj kishte meritën te penalltia, kur pamë Dianje gjetëm zgjidhjen": Shehi tregon sekretet e Klasikes

Lapsi.al 12 March 2022
"Bekaj kishte meritën te penalltia, kur pamë Dianje gjetëm

"Kishim menduar se ishte ndeshje e vështirë, kundërshtarët janë me cilësi edhe pse nuk ka pikët afër. Kur është një ndeshje mes rivalësh janë të dy rezultatet. Nuk është e rëndësishme rezultati në disa raste por si reago. Ekipi reagoi pas minutave të parë, pas penalltisë ndryshuam modul dhe ishim gjithmonë në ekuilibër". Orges Shehi është i entuziazmuar nga fitorja 1-2 me përmbysje në Loro Borici kundër Vllaznisë. Tekniku i Tiranës përcakton penalltinë e humbur nga Latifi si pikën vendimtare të Klasikes. "Penalltia do na vështirësonte ndeshjen. Bekajt nuk ia kam dhënë unë indikacionet, penalltia është meritë e portierit, si vendosen, si qëndron dhe sa e vë kundërshtarin në trysni. Merita i takon Visarit".

Natyrisht nuk është vetëm punë individi dhe Shehi e ka të qartë. Merita për një rezultat kaq të rëndësishëm në transfertë është e një skuadre që vazhdon të kalojë me sukses edhe mungesat e vazhdueshme: "Sigurisht që janë cilësitë e ekipit si u interpretuan skemat, merita i shkon lojtarëve. Kur lojtarët e ndjekin dhe interpretojnë mirë, është gjë plus, na vjen mirë që skemat na dalin, merita është e lojtarëve dhe më vjen mirë që gjithçka shkoi sipas parashikimit - tha Shehi që tregon edhe leximin e ndeshjes dhe lëvizjen taktike të bardhebluve që i coi drejt suksesit -. Kur i merr mesfushën i ke marrë zemrën e manovrës. Kur pamë që luante me Dianje në qendër, e bëmë më të lehtë se ishim superiorë, por kishim kujdes, se me lojtarët që ka para Vllaznia janë të rrezikshëm”, tha Shehi.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI